Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Opinione

Dy fjalë, krejt personale, për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, ashtu siç e shoh unë…

ShkodraWeb 3 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Marrëveshjen nuk e kanë bërë shqiptarët. Publikimi deri tani, i vetëm një versionin, atij në gjuhën angleze, është provë e fortë.

Marrëveshja mund të ketë nisur me dëshirën e mirë për të ofruar kushte të barabarta për të gjithë në një garë elektorale, por në fakt është disproporcionale. Prova do të jetë zgjedhjet e para që do të bëhen me këtë Kod Elektotal që do të pjellë kjo marrëveshje.

Marrëveshja nuk do të garantojë votën e lirë e të ndershme, të barabartë e të pandikuar të shqiptarëve. Thasët me miell, zarfet me para dhe qokat para e pas zgjedhjeve me vende pune e të ngjashme me to, nuk i èlíminon kjo marrëveshje.

Marrëveshja nuk u mundëson mbi 1.5 milion shqiptarëve të japin kontribut në zgjedhjet politike të paktën, pavarësisht kontributit 30 vjeçar ekonomik për këtë vend.

Marrëveshja nuk është e interesuar në krijimin apo përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve ë këtë vend por në konsolidimin e stabilitet- status quo- së së krijuar këto 30 vite.

Marrëveshja do të ketë pak ose aspak ndikimin edhe në integrimin e vendit në BE dhe mbase prova e parë do të vijë këtë të hënë nga Brukseli.

Marrëveshja është një arnë e re e madhe, në një rrobë 30 vjeçare që tenton të mbulojë lakuriqësinë e një dështimi të dukshëm të Shqpërisë në rrugëtimin demokratik.

Marrëveshja është një instrument për të paqtuar për momentin një situatë, e cila nuk i sherben ndërkombëtarëve për interesat e tyre të dukshme e të padukshme.

Marrëveshja nuk garanton anjë lloj rotacioni, aq më pak paqësor e pa pasoja, të paktën sociale të tipit të largimit dhe punësimit në administratën shtetërore.

Marrëveshja nuk garanton një sistem më të mirë për ne, as për fëmijët tanë dhe as për ata që nuk kanë lindur akoma në këtë vend.

Marrëveshja nuk e përafron Shqipërinë, të paktën në sferën e zhvillimit të zgjedhjeve, me asnjë nga vendet e BE-së ku ne aspirojmë të bëhemi pjesë.

Marrëveshja nuk e lehtëson përditshmërinë e shqiptarëve sot, nuk jep shpresë për një të ardhme më të mirë dhe aq më pak, të mundësojë një jetë më të mirë për qytetarët në vitet që vijnë.

Marrëveshja rikonfirmon për të disatën herë se ky vend, ka edhe shumë e shumë vite rrugëtim për të arritur të standarde të pranueshme, aq më pak për ato të BE-së.

Marrëveshja tregoi se për fatet e tyre, shqiptarët as nuk janë pyetur e as nuk do të pyeten, përsa kohë ndërkombëtarët do të vazhdojnë ti fusin të dy këmbët në një këpuce dhe me numër më të vogël, atyre që po na udhëheqin për 30 vjet. Dhe do të vazhdojnë të na udhëheqin.

Marrëveshja vërtetoi për të disatën herë se Shqipëria vazhdon të jetë parcelë eksperimentale apo edhe eksperiment social i fuqive të mëdha. Pak a shumë, siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë tonë, ndryshe nga kombet e shtetet e tjera ballkanike.

Marrëveshja tregoi nevojën ulëritëse që, vendimmarrjet për fatet e tyre, në etapa të rëndësishme të rrugëtimit të këtij vendi, nuk duhet ti besohen politikës por vetëm qytetarëve përmes shprehjes direkt me referendum!

Marrëveshja tregoi se është marrëveshje por jo për interesin afatgjatë të shqiptarëve! Dhe se do të vazhdojmë të qverisemi de jure edhe për shumë vite nga ndërkombëtarët, sipas interesave të tyre të momentit mbi Shqipërinë!  /Nga Blerti DELIJA/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: OPINION – Nuk ishte reforma që prisnim të gjithë, por garanci e madhe për votën e lirë…
LAJM PAS: OPINION – Për Adrianën dhe ata që e gjykojnë nëse aktroi ose jo para kamerave televizive…

TË FUNDIT

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

23 hours ago
NGA BEKIM MEMA – Investimet reale në “zonën e parë operative” dhe joshja e Shkodrës me projekte 3D…
  • Kryesore

NGA BEKIM MEMA – Investimet reale në “zonën e parë operative” dhe joshja e Shkodrës me projekte 3D…

3 days ago
NGA QAMIL GJYREZI – A duhet te ketë një bust i presidenti amerikan Woodrow Wilson në Shkodër?!
  • Kryesore

NGA QAMIL GJYREZI – A duhet te ketë një bust i presidenti amerikan Woodrow Wilson në Shkodër?!

5 days ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

TË FUNDIT

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • Aktualitet

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion

16 mins ago
EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • Aktualitet

EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…

54 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit

2 hours ago
EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.