Drejtorja e VoA viziton Bashkine Shkoder, pritet nga te gjithe kryebashkiaket e Qarkut

Amanda Bennett drejtoreshe e pergjithshme e Zerit te Amerikes- VoA ka ndermarre nje tur vizitash ne te gjithe Ballkanin. Kete te marte ajo u ndal ne Shkoder ku u prit nga kryebashkiakja Voltana Ademi, si dhe kryetari i Bashkise Malesi e Madhe Tonin Marinaj, Kryetari i Bashkise Puke Gjon Gjonaj Kryetari i keshillit bashkiak Xhemal Bushati si dhe kryetarja e Keshillit te Qarkut Greta Bardeli. Kryebashkiakja Voltana Ademi vuri theksin tek rendesia qe zeri i Amerikes ka patur nder vite per shqiptaret, edhe atehere kur fjala nuk ishte e lire.
Bennett u shpreh e kenaqur qe ndalesa e pare ishte qyteti i Shkodres, ndersa garantoi se “VOA” do te vijoje transmetimin ne gjuhen shqipe.  Me pas Amanda Bennet zhvilloi edhe nje vizite ne Muzeun kombetar Marubi, ku u njoh nga afer me historine e galerise. /rozafa.tv/