Prej ditesh mediat, kryesisht ato te shkruara, kane pasqyruar shkarkimin e drejtorit te DAR Shkoder Kadri Ymeri. Por ne fakt, jo vetem qe nuk eshte shkarkuar por Ymeri ka nisur inspektimin ne cdo shkolle te bashkise Shkoder, me qellim evidentimin e problematikave.
Ymeri ben me dije se ne baze te problemeve te hasura do te hartohen edhe programet te cilat synojne permiresimin e kushteve ne shkolla, por edhe te cilesise ne mesimdhenje.
Pervec inspektimeve ne Shkolla, DAR Shkoder ka udhezuar shkollat 9-vjecare por edhe gjimnazet qe te nisin bashkepunimin me prinderit, me qellim forcimin e rolit te shkolles dhe permiresimin e objektivave vjetore. /rozafa.tv/