E mërkura e 24 shkurtit 2021, ka shënuar krijimin e dokumentit “RROGAT JANAR 2021.xlsx”, i cili po qarkullon prej orësh në rrjete sociale. Rreth orës 10:33 dokumenti është ruajtur në një kompjuter të markës HP. Autori është përpjekur të mos lërë gjurmë, duke shënuar si autor thjeshtë “PC” pra kompjuter. Të gjithë emrat që shfaqen më pas, janë thjeshtë të personave që e kanë rimarrë dhe mund ta kenë tuajtur në kompjuterin e tyre me komandën “save as” ose thjeshtë “save”.
Po ashtu, një person i paidentifikuar, sipas gjasave i njëjti, ka bërë një tjetër modifikim në këtë dokument me datë 6 prill 2021, ora 17.18. Këto janë gjurmët e para që identifikohen lehtësisht dhe me komanda të thjeshta në dokumentin “RROGAT JANAR 2021.xlsx”. Në disa portale po qarkullon emri i një zonje, me inicialet M.S. përgjegjëese sektori dhe programuese kompjuterike, që po paraqitet si krijuese e dokumentit. Në fakt rezulton se ajo ka dalë në pension në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në vitin 2019.
Me shumë mundësi, ajo mund ta ketë krijuar këtë dokument gjatë kohës që ka qenë në detyrë dhe më pas, mund të jenë dhjetra të tjerë që kanë punuar mbi këtë dokument. Pra, zonja në fjalë nuk mund të akuzohet se ka shpërndarë dokumentin. Aq më shumë, kur pas pensionimit, sipas rregullave, DPT- ja duhet ti kishte hequr aksesin mbi këto dokumente. Me shumë mundësi, emri i zonjës në fjalë po hidhet si “shashkë” për të larguar vëmendjen nga autori i vertetë, që me shumë mundësi, tani ka fshirë gjurmët.
Interesant është të verifikohet se pse ky dokument ka qendruar gati 9 muaj pa u shpërndarë nga mediat apo poseduesit, teksa del në skenë pikërisht në këtë moment, kur kryetemë duhej të ishin inceneratorët dhe megaskandali i lidhur me to. Sa më shumë të përhapet dokumenti “RROGAT JANAR 2021.xlsx”, aq më e vështirë bëhet që të gjendet burimi filletar. Me gjasë, nuk do të ketë autor ose në rastin më të mirë, do të gjendet një “kokë turku”. /ShkodraWeb/