Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Dokumenti/ 14 kushte per te dale nga Shqiperia, a po rrezikojme kthimin e vizave?

ShkodraWeb 4 August, 2017
IMG_2686
Duke vlerësuar se fenomeni i azilkërkimit të shtetasve shqiptare, në vende të Bashkimit Europian është bërë një shqetësim i madh që mund të rrezikojë lëvizjen e lirë të tyre, me qëllim forcimin e kontrollit në dalje nga kufiri shtetëror, prej datës 1 gusht qarkullon një urdhër i firmosur nga kreu i policisë së Shtetit, Haki Çako.
“Gazeta Express” ka mundur të sigurojë një kopje të këtij urdhri, i cili përmban 14 rekomandime, qe duhet të zbatohen nga të gjthë punonjësit e drejtorisë së kufirit që kanë në kompetencë për të kontrolluar daljet e shtetasve shqiptarë jashte territorit tonë.
“Në dalje të kufirit shtetëror të forcohet kontrolli i shtetasve që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet Shengen / BE-se duke kryer verifikime dhe intervistime të detajuara si: adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do shkojë; ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit); biletë rezervimi për kthimin si dhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit”, thuhet ne urdher.
Kontrollet do të shtohen edhe ndaj agjensive turistike, me të cilat fare lehtë kushdo mund ti përdorë për qëllime azili.
Por që prej nisjes së zabtimit të këtij urdhri, mësohet se në aeroportin “Nënë Tereza” ka patur pakënaqësi nga shtetasit shqiptarë që dalin jashtë kufirit, të cilët në disa raste i janë drektuar edhe Policisë së shtetit për të kryer denoncime.
Gjithsesi ky urdhër sensibilizimi për shqiptarët vjen në një moment kur Franca prej rreth një muaji ka ngritur shqetësimin e shtimit të numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në këtë shtet. Pak ditë më parë për këtë çështje në Francë kanë qenë dy ministrat shqiptarë, ai i Jashtmi Ditmir Bushati si dhe ai i Brendshmi (që pritet të konfirmohet nga vetë Rama) të cilat janë takuar me minsitrin e jashtëm francez, ku çështja e emigracionit dhe kerkesat per azil kane qenë në fokus të diskutimeve. / Gazeta Express/

Post navigation

Previous: Gjendet i vdekur gazetari, ishte zhdukur ne vitin 1999 (emri)
Next: Trimi i babait, heroi i babait…

TË FUNDIT

bashkia vau dejes

VIDEO – Bashkia Vau Dejës vijon investimet në rrugët e brendshme të fshatrave, radha e Shkjezës…

ShkodraWeb 12 May, 2026
full hd.03_47_39_09.Still057

VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza

ShkodraWeb 8 May, 2026
policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.