Presidenti Ilir Meta thotë se do të riangazhohet me Parlamentin e ardhshëm për të miratuar ligjin për Referendumet.
Me një shënim në facebook, ku ka kujtuar mitingun e 2 marsit, Presidenti shkruan se populli nuk ka ikur nga bulevardi, dhe se do të largohet nga aty kur të miratohet ligji për referendumet dhe të ketë President dhe deputetë të zgjedhur 100% nga Populli.
Postimi i plotë:
Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.
POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!
PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:
– Deputetët 100% nga Populli.
– President i Republikës nga Populli.
– Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.
POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.
POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.