Dhjetë persona humbën betejën në 24 orët e fundit, numri total arrin në 237 në Kosovë…

Dhjete persona kane humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Në gjithë Kosovën deri tani kanë ndërruar jetë 237 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë.


Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë humbur betejën për jetën më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.

 ABCOM ║ VODAFONE