
Tre janë personat e arrestuar ditën e sotme të dyshuar si autorë të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe. Sipas burimeve të siguruara nga ShkodraWeb, ka qenë një aksion i mirëorganizuar i efektivëve të policisë “Shqiponja” me bashkëveprim me forca të tjera.
Tre të rinjtë janë nga fshati Aliaj në njësinë adminidtrative të Kastratit. Gjatë kontrolleve të ushtruara, në banesën e njërit prej tre personave që janë të rinj në moshtë, është gjetur edhe një sasi hashashi. Burimet aë kanë folur për ShkodraWeb, bëjnë me dije se grabitja e bankës nga tre të rinjtë është dokumentuar tashmë.
Tre personat, me 9 maj 2022, të veshur me golf të zi, maska të zeza e të armatosur janë futur brenda filialit të bankës së nivelit të dytë që ndodhet në qendër të Koplikut dhe kanë terrorizuar punonjësit. Nën kërcënimin e armëve të zjarrit, ata kanë marrë 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë të reja nga arkat e sportelve të bankës së nivelit të dytë në Koplik dhe janë larguar. Në ndihmë mësohet tu ketë ardhur një person me një mjet të llojit “Volksvagen” me ngjyrë të zezë që i priste jashtë bankës. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, mjeti i llojit ‘Golf’ u gjet i djegur në dalje të Koplikut.
Pasi kanë djegur mjetin e tyre, autorët kanë ndaluar një mjet ‘Mercedes Benz’ që ka kaluar rastësisht në atë zonë. Drejtuesin e makinës e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë zbritur. Më pas janë larguar me mjetin e vjedhur.
Gjatë aksioni policor, është gjetur edhe një “shtëpi bari”. Ajo ishte vendosur aty ku nuk i shkonte mendja askujt, përballë ndertesës së Bashkisë Malësi e Madhe, në lagjen Llazan të Koplikut.
Ndërkohë, po punohet intensivisht edhe për zbardhjen e grabitjes së ndodhur dy ditë më parë në Vermosh të Malësisë së Madhe. Dy bashkëshortë, u grabitën në banesën e tyre, me një vlerë rreth 30 mijë euro dhe disa bizhuteri.