Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore
  • Personazh

DESHMIA – Nuk është Ismaili, e motra e tij Kadrije Kadare ishte desidentja në familje, ja si e kritikonte komunizmin

ShkodraWeb 2 years ago

Kadrije Kadare ka qenë disa herë objekt i Sigurimit të Shtetit pasi zhvillonte në mënyrë të vazhdueshme agjitacion kundër regjimit dhe udhëheqësve të tij. Ajo ishte redaktore në Degën e Botimeve në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz, kur është marrë në përpunim aktiv 2A më 30.11.1976, fillimisht si “si agjente e mundshme” në shërbim të zbulimeve të huaja e më pas më 4.2.1977 iu ndryshua tendenca në agjitacion e propagandë. U këshillua më 3.8.1978. Megjithatë, edhe pas këshillimit, vazhdonte të bënte agjitacion e propagandë sepse “flet shumë ashpër kundër udhëheqësve të partisë e të shtetit”.

Disa pohime të Kadrije Kadaresë të raportuar nga disa bashkëpunëtorë të Sigurimit:

“Sistemi socialist dhe komunizmi është një doktrinë që mbështetet në baza jo reale, përderisa njeriu që fëmijë, kur mban diçka në dorë dhe e shtrëngon fort e nuk lë t’ia marrësh, si mund të besosh se kur të bëhet i madh nuk do të rritet në përpjesëtime akoma më të mëdha interesi i tij personal. Është absurde të besosh se mund të ekzistojnë një shoqëri e tillë kur vetë njeriu është me të meta. Si mund të besosh atëherë se u dashka vënë interesi i përgjithshëm mbi atë personal”.

“Stalini ka bërë krime të rënda, në fillim vrau shokët e tij dhe më pas, kohë pas kohe eliminoi të tjerë me radhë. Stalinit i kish hyrë frika në palcë dhe 15 vjetët e fundit jetoi në një dhomë pa dritare”.

“Një sistem i tillë nuk mund të ndërtohet në asnjë kohë dhe në asnjë vend se s’ka asgjë njerëzore. Sot ka diferenca në mënyrën e të jetuarit, ato nuk eliminohen por sa vijnë e thellohen. Ç’janë këto gjepura që trumbetojnë se gjoja u vënka interesi i përgjithshëm mbi atë personal. Këtë nuk e ha as bufi”.

“Unë tani jam në moshë të madhe, jam plakur dhe po të pi, kushedi se çfarë do të më nxjerrë goja nga ato që të më fusin brenda”.

“Pardje jemi shqyer gazit. Ishim në kinostudio për të parë filmin (“Nusja dhe shtetrrethimi”-shënim). Tema e filmit ishte e rrahur dhe stërrrahur, se si heroina rrethohet nga gjermanët, se si çan rrethimin, etj, që është bërë bozë. Boll me këto temat e luftës nacionalçlirimtare, i pamë dhe i stërpamë. Kaq e pati dhe ajo. A ka ndonjë gjë të re? Unë jam kureshtare të di se çfarë do të ndodhë te ne pas vdekjes së udhëheqësve, pasi të moshuar e të sëmurë janë. A do ta mbajnë vallë linjën e tillë apo do të devijojnë?!

Dhe po ta kesh vënë re, me vdekjen e njerëzve të mëdhenj ndryshojnë situatat: vdiq Stalini, ndryshoi vija, vdiq Mao Ce Duni, ndryshoi situata. Populli popull është. Ku merr vesh ai se ç’bëhet. Udhëheqësit i dinë gjërat. Të lidhemi me këtë apo të prishemi me atë. Unë mendoj se shtetet e mëdha nuk mund të rrinë pa na u afruar se kanë interes pozitën tonë strategjike. Do të na afrohet ndonjë, do të na bëjë lajka dhe ne do të afrohemi. Pastaj do të prishemi me ta. Nuk e di, nuk e di, por se si do të bëhet pas vdekjes së udhëheqësve tanë, nuk e imagjinoj dot. Po lëre pastaj për komunizmin që nuk e besoj fare, më duket se është vetëm një frazë e thjeshtë”. /Publikuar në Facebook nga Kastriot DERVISHI/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: EMRI – Përplasi me makinën e tij policin dhe largohet, kontrolle me dron e me skaf për shoferin që braktisi mjetin…
Lajmi pasues: “Putin jep urdhrin për pushtimin”, gazetari amerikan zbulon kur fillon lufta: Ja kur Rusia sulmon Ukrainën…

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

2 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

2 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

6 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.