DENIMI KAPITAL/ Basha e thotë haptas: I gatshëm të shpall referendum popullor për këtë çeshtje…

Pas vizites ne familjet e viktimave te masakres që ndodhi dy dite me pare ne Mat, ku një banor vrau tre punonjës të bashkisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa e ka cilesuar ngjarjen, nje tjeter tregues te kapitullimit total te shtetit, i eshte pergjigjur interesit te medias, nese duhet te rikthehet denimi me vdekje.

Sipas kryedemokratit, kjo eshte nje ceshtje qe i takon vete shqiptareve, apo ai thekson se eshte i gatshem t’ua shtroje ne kuadrin e nje referendumi.

“Kjo është një çështje që i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”- thote kreu i PD-se.