Një dosje që përmban 128 faqe prova nga më të ndryshmet nga ish-dadoja e fëmijëve të këngëtares të grupit Spice Girls, Mel B është dorëzuar në gjykatë.
Në dosjet fjalë dadoja 26-vjeçare nga gjermania ka dëshmuar se ajo kryente marrëdhënie treshe me çiftin disa herë në javë dhe ka qenë vetë Mel B ajo që i filmonte skenat mes tyre.
Lorraine Gilles e ka dhënë këtë dëshmi, pasi Mel tha në sallën e gjyqit se dadoja kishte një lidhje me bashkëshortin e saj dhe madje kishte abortuar fëmijën e tij.
Lorraine pretendon se çifti i ka ruajtur videot në celularët e tyre.
Publikimi i atyre filmimeve do të ishte shumë i sikletshëm si për mua ashtu edhe për familjen time.”-është shprehur 26-vjeçarja, e cila është e martuar./joq/