Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

“CRASH DOORS”/ Zbulohet detaji i rëndësishëm i grabitjes në Rinas: Dyert janë lënë me qëllim që të shkallmohen lehtësisht…

ShkodraWeb 4 years ago

Punonjësit e sigurisë së TIA-as, janë zyrtarët e parë që kanë dhënë shpjegimet e tyre lidhur me supergrabitjen në pistën e aeroportit, mesditën e 9 prillit, kur një grup i organizuar me në krye Admir Muratajn morën afro 10 milionë euro, ndërsa 47-vjeçari humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Zyrtarët e sigurisë së aeroportit iu kanë sqaruar hetuesve se kanë zbatuar rregullat e sigurisë dhe se grabitësit përdorën ato që quhen “crash doors”, për të hyrë dhe për të dalë nga aeroporti. Sipas tyre, këto dyer nuk janë të një sigurie të lartë, që në raste avarie apo të rrëzimit të një avioni, makina e zjarrfikëses të depërtojë në pistë duke i shkatërruar ato.

Kjo ngre dyshime se forta, se grupi i organizuar ka patur informacion për këtë detaj mjaft të rëndësishëm dhe ka përdorur pikërisht këto dy dyer, atë të anës juglindore për të hyrë në pistë dhe atë të anës verilindore për tu larguar, pasi përmes tyre mund të depërtohej lehtë.

Lidhur me këtë pretendim të ngritur nga zyrtarët e TIA, prokuroria deklaron se ka sekuestruar të gjitha konventat, apo marrëveshjet pranë zyrave të këtij institucionit, atij të Autoritetit të Acionit Civil apo kompanisë ICTS, të cilat do të analizohen në përputhje me faktet e rrethanat konkrete të ngjarjes. Një tjetër aspekt që po hetohet nga institucioni i akuzës, është momenti I njoftimit të policise për hyrjen brenda pistës të automjetit me shkrimin “hetimi tatimor”.

Policia nga ana e saj deklaron se njoftimin për ngjarjen e mori jo nga autoritetet e aeroportit, por nga burime te tjera. Ndërsa zyrtarët e aeroportit pretendojnë se kanë njoftuar policinë, sapo konstatuan çarjen e derës dhe panë furgonin ti afrohej avionit të linjës Tiranë-Vjenë.

Anëtarët e grupit kriminal depërtuan në pistë dhe në barkun e avionit që pritej të nisej në fluturim, grabitën shumën e majme të parave. Pavarësisht hetimeve intensive, prokuroria ende nuk ka mundur të identifikojë bashkëpunëtorët e tjerë të Admir Muratajt, ndërsa lidhur me këtë të fundit nuk është përcaktuar nëse është vrarë nga policia apo gabimisht nga miqtë e tij gjatë shkëmbimit të zjarrit. /BW/

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO/ Vihet në pranga shkodrani, urinoi tek dera e Kryeministrisë…(emri)
LAJM PAS: FOTO/ “Ishin shokët e tij dhe jo policia…”, hipoteza se Admir Murataj humbi jetën nga dora e shokëve të tij qëndron “në këmbë”…

TË FUNDIT

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj
  • Aktualitet

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

7 hours ago
DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…

7 hours ago
FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…

9 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…

23 mins ago
VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…

1 hour ago
“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

2 hours ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.