
Ka përfunduar në prangat e policisë autori që urinoi pranë derës së Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës të shtunën pasdite. U riu Florian Marku nga Shkodra, përfundoi në prangat e forcave të rendit, pas identifikimit të tij. Në momentin e kryerjes së aktit, ai ishte i maskuar me kapuç. Për aktin e kryer nga ky shtetas, Bashkia e Tiranës gjobiti PD-në me 200 mijë lekë.