Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Cfare vlen me shume: Rregullorja e Kuvendit apo fjala e opozites?

ShkodraWeb 12 October, 2017
pdkuvend

Nga Blerti Delija

Gramoz Ruci, ne cilesine e kryetarit te Kuvendit eshte i bindur te imponoje zbatimin e rregullores se institucionit rigorozisht, nga “a” deri tek “zh”. Ne nje vend normal, do te ishte normale kjo nisme. Madje, ne nje vend normal, cdo deputet do te zbatonte vete rregulloren qe me konsensus eshte miratuar nga deputetet aktuale apo ata para tyre. Nese dikush ka objeksione per rregulloren, ka te gjitha te drejtat e mekanizmat per te kerkuar ndryshimin e saj. Natyrisht, vetem permes konsensusit te pakten ne mes dy “te medhenjve” PS dhe PD.

Mirepo, ne jemi ne nje vend jonormal. Anormalitet qe nis apo buron nga salla e seancave plenare te Kuvendit. Nuk them per kete Kuvendin e fundit, por te gjithe, te pakten nga 1991 e ketej qe eshte edhe pluralist. Shume kryetar/e Kuvendi mesa duket e kishin kuptuar gjate drejtimit te tij. Sipas gjasave e di edhe Ruci, por ka zgjedhur ta drejtoje “me dore te hekurt” Kuvendin. Pra, duke zbatuar me rigorozitet rregulloren. Por ka nje problem te madh me te cilin i duhet te perballet: anormalitetin qe shoqeron prej 26 vitesh kete “tempull” te demokracise shqiptare.

Edhe ky parlament e nisi jeten e tij permes kontestimeve, mosbesimit dhe paragjykimit. Ashtu cis ka ndodhur ne fakt gjithmone. Ju kujtohet “parlamenti i Dushkut”, “parlamenti i Kallashnikoveve” te pakten. Mazhoranca eshte e forte, u nis me 74 vota nga ato qe i dhane qytetaret me 25 qershor 2017 dhe aktualisht arrin edhe 80. Mbase do te shtohen rruges. Eshte forca magnetike e pushtetit qe terheq drejt mazhorances. Nga ana tjeter, eshte nje opozite e madhe- ajo e PD, qe eshte ne nivelin me te ulet te perfaqesimit nga viti 1997. Me nje kryetar ne opozite, i cili ne ket post politik po perjeton javet e para ne Kuvend. Normalisht, forca e saj e vetme eshte fjala. Tashme, ne emer te rregullores, kjo po i cungohet. Eshte edhe nje opozite tjeter e vogel- LSI qe deri para pak muajsh, ishte ne pushtet, i cili i zgjat nga viti 2009 me nderprerje vetem disa mujore. Eshte e kuptueshme qe nuk ka te njejten ngarkese emocionale si PD, por gradualisht sa i takon hapesires ne Kuvend, po i perafrohet qendrimeve te PD-se. Edhe LSI forcen e vetme duket se ka fjalen. Perballe PD-LSI mazhoranca apo Edi Rama ka vene nje “mur te forte” si Gramoz Ruci. Sidomos ne keto dy seancat e fundit, eshte treguar shume i prere dhe mjaft i ashper: ka zbatuar pike per pike rregulloren. Te pakten ne dukje. Ne seancen e pare perjashtoi nga seanca as me pak e as me shume por Lulzim Bashen, kryetarin e opozites se sotme dhe kryeministrin- hije te se nesermes. Ndersa sot, Ruci perjashtoi Flamur Noken- ish- minister i brendshem. Por duket se ngurroi ti pergjigjet kerkeses se opozites “se bashkuar” PD-PR-LSI per te perjashtuar kryeministrin Rama nga seanca, i cili per hir te realitetit perdori nje term te papershtatshem ndaj ish- kryeministrit Berisha. Per hir te realitetit, muret e asaj salle kane degjuar ku e ku me shume se fjala “i rrjedhur”, por me “eren” Ruci te drejtimit, eshte term qe mbase meriton dicka me shume se nje verejtje nga ana e kreut te parlamentit.

Kjo eshte njera ane e medaljes. Ana tjeter lidhet me funksionimin e pushtetit legjistativ ne vend. Dy seancat e fundit te pakten, kane qene te tensionuara maksimalisht. Pervec figures se shemtuar perballe votuesve, deputetet nuk ja kane dale te kryejne normalisht detyren per te cilen jane mandatuar nga qytetaret. Pra, i bie se e kane marre rrogen kot. Nese vazhdon keshtu, do te vijojme ti paguajme pa bere asnje pune. Jo se bejne ndonje pune te madhe ne favor te votuesve edhe kur situata eshte normale…

Sa ishte ne krye te Kuvendit, Ilir Meta si pjese e mazhorances gjate 4 viteve te kaluara, dha nje shembull tolerimi maksimal per opoziten. Sidomos per Berishen qe “de facto” ishte kryetar i opozites meqenese Basha ishte jashte parlamentit. Ai beri nje zgjedhje, e cila mund te gjykohet gjithsesi. Por Meta e kuptonte anormalitetin qe eshte kthyer ne “modus vivendi” per Kuvendin dhe zgjodhi shkeljen e rregullores ne favor te fjales pa kufizim kohor per opoziten. Sot ne karriken e Metes eshte ulur Gramoz Ruci, nje politikan strikt i “shkolles se vjeter”. Deri tani ai ka zgjedhur zbatimin e rregullores me cdo kusht, edhe duke i prere fjalen opozites, edhe duke i perjashtuar eksponentet per shkak te shkeljes se rregullores. A do te vazhdoje keshtu? Nuk e di, por une do te kisha bere nje zgjedhje tjeter. Edhe nese po niset nje “reforme” ne drejtimin e Kuvendit, ajo nuk mund te behet ne nje jave, ne nje muaj, ne nje vit. Sipas meje, paraprakisht palet duhet te ulen ne tryeze per rregulloren e punes se tyre. Opozita ka nevoje per me shume hapesire per te folur. Vetem ajo i ka mbetur per 4 vite. Veprat dhe institucionet i ka ne dore mazhoranca.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ Demokratet “ngujohen” ne Kuvend, por nuk jane te vetem ne sallen plenare
Artikull pasardhës: VENDIMI/ Aktori Ndricim Xhepa i semure, qeveria akordon ndihme 5 milion leke per kurim jashte

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.