Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Shqiperia si Palermo, cfare po ndodh me kete vend…?!

ShkodraWeb 11 October, 2017
lushnjeviktima1

Nga Blerti Delija

Krimi eshte trimeruar! Nuk mund te them se po ben ligjin, sepse ne fakt nuk dihet nese dikush/disa po bejne ligjin. Ekzekutime ne qendra te qyteteve dhe ne orare kur fluksi eshte me i larte. Kur edhe ata qe ruhen apo mendojne se jane shenjestra, ndjehen me te sigurte sepse “nuk mund te qellohet ne mes te qytetit, ne nje orar kur ka qarkullim te madh njerezish sepse rrezikon te vrasesh edhe te pafajshem”. Por kjo mesa duket ishte dikur. Ose kriminelet ishin me “te pergjegjshem”. Vetem ne pak dite, ne Vlore e ne Lushnje. Nje te mitur 8- vjecar e shpetoi Zoti qe sot jeton akoma, ndersa ne mendje do i mbetet perjete imazhi i gjakut qe pa ti dale nga trupi. Nje kalimtar sot ne Lushnje, po shetiste rrugeve te qytetit te tij, madje ne qender. Plagoset dhe dergohet ne spital. Fatmiresisht pa rrezik per jeten. Cdo dite e me shume vendi yne po i ngjet nje Palermoje. Nje qytet italian qe kishte te rradha ditet pa ngjarje te renda e viktima. Ose si Napoli i ketyre muajve te fundit.

Pasiguria eshte ulur kembekryq. Deri ne fund te vitit 2000, ishte “plumbi qorr” qe dilte nga armet e 1997-es ai qe bente kerdine nder shqiptaret. Sot ata kallashe, mbase te asaj periudhe, nuk po vrasin me “plumba qorr”, por me plumba qe drejtohen per nga shenjestrat njerezore.

Policia keto jave po pergatitet te perballet me vettingun. Keshtu tha ministri i Brendshem i Shqiperise. Por keto kohe mesa duket policet jane me te perqendruar tek starti i vettingut se detyra e tyre paresore: parandalimi i krimit. Ne dy rastet e fundit te pakten, viktimat e te plagosurit rezultojne si te shenjestruar edhe me perpara. Nuk e di sa eshte numri i sakte i policeve, nuk e di nese jane te mirepaguar apo miretrajtuar. Nuk e di nese jane te perfshire ose jo me kanabisin, prodhimin e trafikimin e tij. Qytetaret gjykojne mbi ate qe shohin, qe degjojne dhe prekin cdo dite me dore. Nuk ja kam idene nese ekziston ne vendet perendimore nje azil per mungese sigurie ne vendin e origjines, por situata e krijuar eshte nje motiv me shume per te lene kete vend.

Nga sot, ketij vendi, familjeve te tyre, u mungojne edhe 2 te rinj, 22 dhe 23 vjecare. Do te shenohen ne listen e gjate te viktimave te nje “lufte” qe po e shkaterron kete vend. Bashke me paaftesine e shtetit per te mbajtur nen kontroll territorin e per te siguruar jeten e qytetareve ne mes te qyteteve. Nje shtet qe kerkesen e llogarise e ka si nje shtet i devotshem i BE-se, por qe nuk ofron as sigurine e jetes per ata qe e mbajne ne kembe me taksat e tyre.

Teorikisht, i vetmi vend i sigurte mbetet shtepia yte. Edhe ajo nese nuk eshte shume ne qender te qyteteve dhe nuk ka shume dritare. Tanime krimi po godet kudo, ne cdo orar dhe ne cdo ambjent. Zoti i shpetofte shqiptaret… Ne keto momente kryeministri i vendit eshte “live” ne nje konference per shtyp nga Roma me homologun italian! Te pakten ai eshte i sigurte, edhe kur eshte ne atdhe… Shyqyr Zotit, sepse po perpiqet per ne…si te gjithe te tjeret para por edhe pas tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ATENTATI/ Versioni zyrtar i policise, flet edhe per nje kalimtar te plagosur nga plumbat
Artikull pasardhës: DENONCIMI/ Drejtoret po kerkojne seks ne kembim te nje vendi pune ne arsim

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.