Duhej qe ne foltoren e parlamentit te publikoheshin disa foto per te kuptuar se politika shqiptare, ne te djathte e ne te majte eshte e lidhur me boten kriminale?! Ore, po kaq budallenj na merrni ne shqiptareve qe jemi akoma brenda 28 mije kilometrave katrore ketij shteti me emer te bukur e te bekuar nga Zoti por me nje fat thuajse te zi?! Cilet jane ata shqiptare qe nuk e kane kuptuar qe ne kontaktin e pare direkt ose indirekt me nje politikan qe politika shqiptare bashkepunon me zell me krimin?!
Te gjitha keto pyetje jane retorike, por burojne natyrshem teksa po shijojme farsen e rradhes qe ne Shkoder mund te permblidhet vetem ne nje shprehje: Lavirja i thote lavires ma mbaj pak kopilin sa ti them k*rve asaj tjetres perballe! Sot, ne transmetim LIVE sic ndodh gjithmone, e djathta u rrek ti tregonte shqiptareve qe e majta eshte e inkriminuar, e lidhur me krimin, ai e sjell dhe e mban ne pushtet e me rradhe… Nga ana tjeter, kunderpergjigja po kaq e ashper, edhe nga andej me foto. Ne mes, perballe ekraneve te televizoreve ne shtepi, shume kane qeshur. Kane qeshur sepse nuk mund te thyejne televizioret sepse kushtojne.
Grupet kriminale te njerit apo tjetrit krah jane zgjatime totalisht ne natyrshme. Madje, sherbejne fiks per te sjelle ne pushtet njerin apo tjetrin grupim. Deri ne vitin 2005, keto grupe ne Shkoder gjetke ishin te kristalizuara. Ne kuptimin qe “X” grup apo person “i forte” mbeshtet te majten, “Y” grup apo individ mbeshtet te djathten. Madje, pas zgjedhjeve, humbesit duhej te benon kujdes se do te perballeshin me daren e pales tjeter qe fitonte. Keshtu, sic ndodh ne politike, njeri grup kriminal vinte ne pushtet, nuk pyeste per polici e institucione, i bente karshillek cdokujt me krahet e nxehte nga ata qe i kishin ndihmuar te vinin ne pushtet. Grupimet e tjera, duhej te ishin te kujdesshem, duke jetuar thuajse ne hije ne pritje te ardhjes ne pushtet te pales tjeter politike qe mbeshtesnin.
Por pas 2005, kur edhe krimi eshte perfshire direkt ose indirekt ne bisnese te rendesishme, nuk ka me nje ndarje me thike te mbeshtetjes politike. Behen pazare te pastra nga njera ane e politike ne tjetren, se cila i ofron me shume krimit ne rast se vjen ne pushtet e majta apo e djathta. Po, po, keshtu ndodh! Shume miq te mije qe mund ta lexojne kete tekst, e kuptojne qarte kontekstin e vertete sepse e kemi pare edhe me syte tane. Keshtu, ndodh qe nje grup apo individ kriminal qe ne 2013 mbeshteti te djathten, ne 2015 apo 2017 ka “punuar” fort per te majten. Ose anasjelltas.
Ndoshta ne si gazetare i kuptojme me mire gjera te tilla sepse mbase edhe i kemi perjetuar, por nuk ka shqiptar qe jeton ne kete vend qe te mos e besoje se politika dhe krimi, ne shumicen e rasteve jane nje. Me pershkrimin e mesiperm.
E kur krimi te sjell ne pushtet edhe per merite te tij, ai kerkon harac. Ky harac nis nga paprekshmeria nga policia e institucionet ligjzbatuese, deri tek tenderat e favoret nga leket e taksapaguesve shkodrane e shqiptare. Me te tille shembuj ndeshemi cdo dite dhe fatkeqesisht, do te vazhdojme te ndeshemi. Sipas meje, bashkepunimi krim- politike eshte shume i thelle. Ata bashkohen nga bisneset dhe milionat qe ndajne dhe do te ndajne. Ne na ngelet vetem te shohim se si nga mengjesi ne darke, nga e hena ne te diele, politika tall b*then me ne. Na tregon foto per te vertetuar ate qe cdokush tashme e ka te qarte. Ne fakt, do te ishin me te besueshem nese do perpiqeshin te na mbushin mendjen se koleget reciproke nuk jane te perlyer me krimin. Edhe fytyrat qe publikohen apo emrat qe shqiptohen, ne nje fare mase jane viktima. Ata te rendesishmit e botes se krimit, nuk arrini ti identifikoni dot sepse jane gjenerale, hane dreka e darka, bejne pushime sheikesh me te medhenjte e politikes, por aty ku syri apo aparati fotografik nuk i kap dot. Edhe per syte tane, ata jane me te ndershmit, me bamiresit, me te afrueshmit me te gjithe. Nese shikoni nje person te veshur shik, te kollarisur, me fytyre te embel dhe qe buzeqesh cilter, ai ka shume mundesi te jete nje gjeneral i krimit. Ne foto dhe rreshta potralesh, do te mesoni vetem per ushtaret e krimit, te cilet sakrifikohen te paret e gjithmone.