Numri i jetëve të humbura nga virusi në Kinë, ishte i qëndrueshëm në rreth 3,300 për javë me radhë – deri sot, kur u rrit në më shumë 4600, raporton BBC. Kjo për shkak se qyteti i Wuhan, ku filloi shpërthimi, ngriti numrin e vde kjeve të tij me 50% – saktesisht me 1.290 raste – duke ia atribuar atij raportimit të azhornuar, si edhe llogaritjes se numrit te personave qe kane ndërruar jetë jashte spitaleve.
Prej kohesh ka dyshime për shifrat e Kinës, madje presidenti i SHBA ka leshuar akuza direkte. Duke nxjerre numrin e korrigjuar, zyrtarët e qytetit Wuhan këmbëngulën se nuk kishte asnjë mbulim të shifrave të vërteta. 11 milion banorët e Wuhan kaluan 11 javë në kushte të rrepta bllokimi, të cilat vetëm kohët e fundit janë lehtësuar.