ÇËSHTJA “XHISIELA”/ Djali i deputetit kërkon lirinë në “Apelin” e Tiranës…

Loading...

Dosja “Xhisiela” nga Kruja rikthehet sërish në Tiranë këtë herë në gjykatën e Apelit. Djali i deputetit Rraja ka apeluar vendimin e shkallës së parë duke kërkuar lirinë në apel, ndërsa seanca do të zhvillohet nesër në orën 10:30.

Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas tre javësh ai kërkon lirinë. Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Por nga ana tjetër Xhisiela Maloku shprehet se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë. /Burimi:Shqiptarja/

Loading...