Dita e sotme nuk kalon ne heshtje per familjen e ish-diktatorit, Enver Hoxha. Nusja e njerit prej djemve te Hoxhes, Teuta Hoxha, perkujton sot ditelindjen e 110-te Enverit, duke ndare edhe nje mesazh me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale.
“Sot per familjen tone eshte nje dite e shenuar, ne perkujtim te 110-vjetorit te datelindjes se Enver Hoxhes”, shkruan gruaja e Ilir Hoxhës, teksa i bashkengjit postimit, edhe nje foto te Enver Hoxhes.
Kujtojme se Teuta Hoxha, ka shkruar mes te tjerash edhe nje liber “Enveri në kujtimet e mia”. Në këtë botim ajo ku rendit pjese te rendesishme te njohjes dhe jetes ne familjen e Diktatorit, Enver Hoxha, perfshire edhe momentet e dites, kur ai u nda nga jeta. Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër dhe ndërroi jetë më 11 prill 1985. Diktatori Hoxha e izoloi me dhunë Shqipërinë për 45-vjet pas Luftës së Dytë Boterore.