Nderkohe qe socialisti Taulant Balla i eshte drejtuar disa here gjykates me padi per shpifje ne adrese te kreut te demokrateve, Basha dhe deputetit Salianji, kete radhe do te shkoje si i paditur vete per shpifje.
Taulant Balla mesohet se eshte paditur ne gjykate nga Sali Lushaj, babai i reperit te njohur Arkimed Lushaj, ose njohur ndryshe si Stresi.
Padia e Lushajt vjen pas deklarates se bere nga deputeti i PS-se, pak kohe me pare, teksa e cilesoi Sali Lushajn, si “pjese te bandes se Sali Berishes”. Ne padine e bere Sali Lushaj kërkon 20 milione lekë dëmshpërblim nga Balla.
“Ne nuk jemi banda e Berishës. Unë bashkë me Avdyl Gjomakaj jemi pishtarë të demokracisë. Une kam derdhur gjak për këtë demokraci, vëllain e kam dëshmor të demokracisë. Ma gjatë nuk kam çfarë ti them, takohemi në gjykatë”- ka thene ai ne nje prononcim sot pasi doli nga gjykata dhe dorezoi padine.
“Me daten 11 ai na ka permendur ne opinion, nuk kam cfare ti them me gjate, takohemi ne gjykate zoti Balla, nuk kam cfare ti them”-tha ai.
Pyetur se cfare demshperblimi kerkon, Lushaj ka deklaruar: “Si fillim 20 milionë lekë të vjetra. Kemi bërë gjithë pagesat në gjykatë. Bashkë me Avdyl Gjomakaj, të dy jemi përmendur me datë 11 në Opinion”.
Deklarata e Balles ndaj Lushajt, u be teksa ne nje prononcim ne emisionin “Opinion” pas daljes se pergjimeve per ceshtjen “Babale”, ku ishte perfshire edhe Sali Lushaj deklaroi:
“Nuk ka asnjë akuzë që vjen përveçse nga Lulzim Basha dhe një person nga i cili marr akuza për 13 vite, që ka bërë edhe detyrën e ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Kërkova të ndërhyj në emisionin tënd për të sqaruar opinionin publik. Më vjen keq që dhe ju nuk e keni verifikuar, po dy numrat e telefonit që ju publikuat janë të personave anëtarë të bandës së Sali Berishës. Anëtar i bandës së Sali Berishës quhet Sali Lushaj dhe anëtar i bandës së Sali Berishës, Avdyl Xhomataj. Tani nëse dhe mua më bëni anëtar të bandës së Sali Berishës….