Për më shumë se një orë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dëshmuar para prokurorëve tek Krimet e Rënda, në lidhje me video-përgjimin e Fredi Alizotit. Sipas informacioneve mësohet se Veliu i ka qëndruar dhe versionit të bërë publik më herët, ku ka thënë se asgjë nga ato që janë thënë në video nuk janë të vërteta. Kreu i Policisë ka mohuar të ketë bërë një shoqërim të Fredi Alizotit tek Krimet e Rënda.