Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka treguar së fundmi detaje nga projektet e tij të fundit muzikore. I ftuar në “Xing me Ermalin”, Qamili është pyetur nga Kejvina Kthjella, e cila gjithmonë bën pyetje pikante. Kejvina ka pyetur Qamilin, se si fle gjumë në shtrat. Por këtu ka ndodhur keqkuptimi pasi këngëtari ka nënkuptuar pyetjen e Kejvinës dhe është përgjigjur se të gjithë ato që kanë fjetur me të në shtrat, nuk janë larguar më.
Kejvina: Je i njohur si rockstar i muzikës popullore, po në shtrat si jeni ju?
Bujar Qamili: Përderisa e bëre pyetjen duhet të kthej pergjigje se ndryshe dukem i marrë. Për Zotin o Kejvina, të tjerët që kanë ardhur me mua, s’janë larguar më.
Kejvina: Jeni keqkuptuar, sepse unë ju pyeta si jeni në gjumë ju.