Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, tha sot në një intervistë për BBC se bota nuk ishte gati për korona virusin dhe kritikoi qeveritë që nuk bënë sa duhet për t’u përgatitur për një pandemi globale.
Ai ka kritikuar krerët e qeverive në botë pasi nuk investuan në testime dhe pajisje mbrojtëse më shpejt, atëherë kur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë.
Gates tha se shumë pak vende do të marrin një notë 10, për mënyrën sesi ata iu përgjigjën kërcënimit të paraqitur nga sëmundja që kaploi botën vetëm në tre muaj.