Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Bisnes duke shitur ajrin, miliona nga dhurata e Zotit per njerezit

ShkodraWeb 7 August, 2017
IMG_2764
Sipërmarrës të shkathët kanë zbuluar prej disa vitesh një mall të ri: ajër të pastër. Biznesi me ajrin duket mjaft fitimprurës. Kërkesa për oksigjen është më e lartë se kurrë. Sidomos në Kinë, ku sipas llogaritjeve të Institutit Max Planck vdesin çdo vit mbi një milion vetë nga efektet e ndotjes së ajrit. Për shkak të smogut në Pekin dhe Shangai banorët madje importojnë bombola me oksigjen, 20 dollarë copa. Një litër oksigjen mjafton për deri në 150 thithje, thotë prodhues i tyre nga Kanadaja.
Në Tokio, Nju Jork dhe Los Angeles ka të ashtuquajtura bare oksigjeni që janë gjithmonë plot me klientë.
Moses Lam, bashkëthemelues i kompanisë Vitality Air në Edmonton të Kanadasë, është krejt i befasuar nga suksesi i tij. Në një intervistë me stacionin televiziv CBC ai tha se çdo gjë filloi në fakt si një shaka. Por pasi ai shiti 100 shishe brenda katër ditësh, ai e profesionalizoi biznesin.
Më i kërkuari – ajri i maleve
Ndërkohë firma Vitality Air ka zyra jo vetëm në Kinë, por edhe në Indi, Kore dhe Vietnam. 20 vetë mblidhen çdo dy javë disa qindra-mijëra litra ajër në malet kanadeze, tregon Moises Lam.
Megjithatë prodhimi është shumë i komplikuar për shkak se ajri përbëhet vetëm 20 për qind nga oksigjen i pastër. Prandaj duhet të pastrohet dhe të kompresohet në bombola. Përveç kësaj “bombolat duhet të përdoren brenda një deri në dy vjetësh”, rekomandon shitësi i ajrit.
Edhe sipërmarrja australiane Green & Clean nxjerr fitime milionëshe me shitjen e bombolave me ajër nga deri apo malet.
Oksigjen për të sëmurët
Për disa pacientë me disa lloj sëmundjesh bombolat me oksigjen janë me rëndësi jetike. Ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë në botë me bombola oksigjeni janë dy kompani gjermane: Grupi Linde në Mynih dhe Air Products në Nordrhein-Westfalen, në Hattingen. Kompania Air Products u themelua në vitin 1940 në SHBA dhe tani është i pranishme në 50 vende.
Edhe më i madh është grupi Linde në Mynih. Kompania e themeluar nga shpikësi i frigoriferit, Carl von Linde, në vitin 1880 është e përfaqësuar sot në më shumë se 100 vende. Shitjet e bombolave të gazit arritën vitin e kaluar në 3.74 miliardë euro. /DW/

Post navigation

Previous: Foto/ Edi Rama uron miremengjes me foto nga Shkodra
Next: Foto/ Kapen arme dhe municione ne kufirin greko- shqiptar

TË FUNDIT

fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026
bashkia vau dejes

VIDEO – Bashkia Vau Dejës vijon investimet në rrugët e brendshme të fshatrave, radha e Shkjezës…

ShkodraWeb 12 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.