Sinan Bardhi pritet të jetë trajneri i ri i Besëlidhjes. Tekniku 55-vjeçar ka gjetur dakordësinë me klubin lezhian dhe në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i tij.
Pas largimit të Elvis Plorit te Vllaznia, drejtuesit po kërkonin zëvendësuesin e tij e pikërisht Bardhi shihet si i duhuri, duke qenë se e njeh mirë skuadrën lezhiane.
Ai e ka drejtuar Besëlidhjen në vitin 2013-të, ndërsa tanimë pritet të marrë edhe një herë në dorë “frerët” e skuadrës.