Nga Blerti DELIJA
Sot Ben Blushi përjashtoi nga LIBRA Mimoza Hafizin. Por më herët u vetëlargua përkohësisht nga drejtimi i një force të re politike, e cila po përdor të njëjtat metoda përjashtimi si të vjetrat. Ndryshimi është kamuflimi mediatiko- demokratik sepse, pa më të voglin dyshim Blushi është mjeshtër si romancier.
Të lexosh mesh rreshtave të “dorëheqjes” së Blushit, kuptohet lehtë se ai iku për t’u rikthyer. Apologjia e suksesit në numra dhe mesazhet për antarët dhe simpatizantët e LIBRA persoanlizojnë ndjeshëm rolin e Blushit tek ky subjekt politik. Edhe ish- deputeti socialist po ecën në gjurmët e VETËVENDOSJE! në Kosovë. Albin Kurti e dorëzoi për disa kohë drejtimin e partisë tek Ahmeti dhe sot, ky i fundit bashkë me disa të tjerë, jo vetëm po ja dorëzojnë, por edhe po largohet nga levizja në Kosovë.
Nëse do të flisnim për standart të ri në politikën shqiptare, morali i Blushit do të ishte dorëheqja të nesermen e 25 qershorit kur nuk arriti përfaqësimin parlamentar të Kuvend. Sot, ikja e tij mund të përkthehet lehtë. Për ti hapur vetes rrugën e rikthimit në LIBRA, Ben Blushi doli bashkë me Mimoza Hafizin nga LIBRA. Por kjo e fundit, u përjashtua “për falsifikim” nga partia përmes një vendimi të ngjashëm me ato të Byrosë Politike që tanimë tek LIBRA quhet Bërthama. Ironikisht, Hafizi ka falsifikuar duke folur në emër të Bërthamës që gjoja kërkon zgjedhje për kryetar. “Rastësisht” vendimi i përjashtimit të Hafizit vjen pak orë pasi kryetari deklaroi “dorëheqjen” e tij nga partia. Në mes dorëheqjes dhe përjashtimit, kuptohet se diferenca është e madhe. Për në këtë rast, Blushi eleminon bashkëthemeluesen Hafizi, arritje kjo jo pak e rëndesishme.
LIBRA është partia e Ben Blushit. Sot ai doli nga dera e saj duke marrë me vete edhe Hafizin. Brenda një kohe të shkurter, Blushi do të hyjë nga “dritarja”, nuk është cudi edhe si një “lutje” e antarësisë libriste për të marrë drejtimin e partisë. Nderkohë që Hafizi nuk ka më asnjë të drejtë pasi që është përjashtuar si “tradhëtere” përmes falsifikimit. Nuk e njoh statutin e LIBRA dhe nuk ja vlen të futesj në detaje, por falsifikimi nuk besoj se parashikohet si arsye për përjashtim nga një subjekt politik.
Edhe diçka të fundit, për ata që “kanë frikë” se Blushi iku për të mos u rikthyer në LIBRA. Rrini të qetë, ai ka nisur kontaktet me njerëzit që do të kandidojnë për të në zgjedhjet e 2019-ës. Edhe në rajonin e Shkodrës. Blushi do të vijë…