
A ishte kjo deklarata më e fortë për dashurinë që bëri Kiara për Luizin?! Kiara Tito nuk ka pasur se si t’i shpëtojë afeksionit ndaj Luiz Ejllit.
Në fakt, ishte dasma e inskenuar në shtëpi që bëri që dyshja të afrohen akoma më shumë, sidomos pas puthjes që i dhanë njëri-tjetrit kur u “kurorëzuan”.
Mbrëmë, banorët ishin duke qëndruar në oborr dhe duke luajtur, teksa Kiara ka bërë një deklaratë tejet simpatike dhe të drejtpërdrejtë.
“Përveç kësaj, këtu jam shumë e lumtur sepse kam njohur dashurinë e jetës time” ka thënë Kiara, me Luizin që është skuqur nga gëzimi.