
Shkruan në Facebook Helidon Bushati, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Me hidhërim mësova ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tim, Bashkim Fino.
Sot politikës i ikën një zë bashkues, miqve një mik i mirë dhe familjes një familjar i pazevendësueshëm. Bashkim Fino diti t’i jepte kuptimin më të mirë emrit që mbarte. Sepse Bashkimi bashkonte. Do të më mungosh përballë, në politikë e në miqësi.
Atje lart, do të bësh atë që dite ta bëje shumë mirë, të bashkohesh. Bashkohu me Zotin, Bashkim!