Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Me Denadën e Qendrës së Gruas “Hapa të lehtë” biseda rrjedh natyrshëm dhe është mjaft konkrete. Gratë e vajzat kanë gjetur gjithmonë mbështetje, edhe në momentet më të vështira të jetës.
Është bërë mjaft, por sërish ka shumë për të bërë. Gratë dhe vajzat duhet të gëzojnë një mbështetje të veçantë edhe nga strukturat shtetërore.
Angazhimi im do të jetë i drejtpërdrejtë, duke qenë një zëdhënëse e fortë e të gjitha grave dhe vajzave jo vetëm për të drejta e barazi gjnore, por edhe për të frenuar fenomene të shëmtuara që fatkeqësisht janë evidente në shoqërinë tonë.