
Shkruan në Facebook Arben Gjuraj, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Vazhdojmë takimet me çdo qytetar, bashkëndajmë shqetësimet dhe ofrojmë si zgjidhje programin e Partisë Demokratike.
Programi për rikthimin e shpresës, hapjen e mundësive të punësimit, ndalimin e braktisjes masive të vendit. Ne do të kemi në fokus rritjen e kujdesit për rininë, shtresat në nevojë, pensionistët, fermerët, grupet e ndryshme sociale dhe bizneset. Së bashku do sjellim ndryshimin e shumëpritur. Bashkë fitojmë!