Nga ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë e re ‘Rama2’, një ditë pas betimit të saj para presidentit Ilir Meta. Basha e quajti qeveri-ekskursioni skuadrën e re. ‘ “E ka kthyer kabinetin e qeverisë në agjenci ekskursionesh. Ai ka fshirë nga programi cdo premtim që iu dhe shqiptareve. Nëse tallet me shqiptaret ta dije pirja e gjakut nuk është metaforë. Ai iu ka vjedhur shqiptareve 1,5 miliardë dollarë në kabinetin e pare. Asgje nuk ka ndryshuar dhe vendi do shkiojë keq e më keq. Do vijonnë vjedhja dhe pirja e gjakut. Kabineti qeveriatr është fasadë”- tha Basha.