Jane zbardhur tashme vendimet e mbledhjes së Asamblesë së PS në fund të muajit gusht. Asambleja vendosi që nga 15 shtatori deri në 30 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore në Partinë Socialiste, ndërsa konstituimi i Këshillave Socialistë nga 1-15 nëntor.
Gjatë zgjedhjeve do të bëhet edhe një analizë e gjatë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në cdo degë të Partisë Socialiste.
Kryetarët aktualë nuk do të lejohet që të kandidojnë në rastet kur rezultati i 25 qershorit, ishte më i ulët se zgjedhjet paraardhëse.
Kandidatët për kryetar duhet të kenë të paktën një vit pjesë e PS të anëtarësuar, ndërsa përpos tij do të zgjidhet edhe sekretari.
Organizimi i zgjedhjeve të reja në parti, sipas PS bëhet për të përmirësuar rezultatin dhe rritjen e bashkëpunimit me njerëzit.
Ndërkohë që riorganizimin dhe analizën duhet ta përfundojnë edhe strukturat në Greqi, Itali dhe vende të tjera.
Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe ngritja e strukturave të reja të PS në vendet ku ka emigrantë. /shqiptarja.com/