
Banorët e në By- pass-in e Shkodrës kanë dalë në protestë pasi sipas tyre firma ka vendosur barriera në disa pjesë të rrugës duke bërë të mundur bllokimin e qarkullimit.
Banorët ankohen se në rast urgjence ambulanca apo zjarrfikësja nuk ka ku të kalojë teksa ata vetë kalojnë sipër hekurave sepse nuk ka kalime të tjera.
“Do të jemi të detyruar të presim hekurat sepse në rast urgjence shëndetësore apo zjarri nuk ka ku të kalojë as zjarrfikësja as ambulanca,” tha një banor.
By- pass- i i Shkodrës është inauguruar vetëm pak muaj më parë nga ministrja Balluku, por rezulton ende në punim e sipër dhe në disa zona është dëmtuar nga banorët që nuk ju janë lënë hyrje-dalje në rrugët dytësore.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!