MINUTA E FUNDIT – Hidhet shorti për turin e dytë të Conference League, Vllaznia njeh kundërshtarin jo të lehtë

Partizani dhe Laçi kanë njohur dje kundërshtarët e tyre në turin e parë të Ligës së Konferencës. Ndërsa sot në Nion të Zvicrës mësohen edhe kundërshtarët e turit të dytë të turneut, ndërsa në garë hyn edhe Vllaznia e cila e nis nga ky tur.

Vllaznia do të ndeshet në turin e dytë të Conference League me ekipin rumun Universitatea Krajova, i cili në letër është një ekip jo shumë i lehtë por që është kaluar edhe nga Laçi.


Ekipi është pjesë e Superligës rumune dhe ka një vlerë në Transfermarkt prej 19,6 mln euro. Stadiumi i tyre është me 30400 vende dhe është ndërtuar në 2017. Lojtarët e tyre kanë vlera të larta, ku përmendim: Andrei Ivan (1.8 mln Euro) që është edhe golashënuesi i ekipit me 11 gola dhe 6 asiste në kampionat. Këtë sezon zunë vendin e tretë në kampionat.

Në shortin që hidhet në Nion, do të jetë edhe Tirana në vazot e shortit, pasi në rast eliminimi në turin e parë të Ligës së Kampioneve, kalon në turneun e tretë për nga rëndësia në Europë.

SHORTI I SKUADRAVE SHQIPTARE

La Fiorita/Inter D’Eskaldes – Ballkani/Zalgiris

Dudelanzh/Tirana – Zrinjski/Sherif Tiraspol

Tobol/Ferencvarosh – Shkupi/Linkoln Red Imps

Breidablik/Santa Koloma – Buduçnost/Llapi

Floriana/Petrokub – Laçi/Iskra

Vllaznia – Universitatea Krajova

Saburtalo/Partizani – FCSB