
Zëvëndësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbështetur deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatë të besueshëm në zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Duke u ndalur tek kandidimi i Tom Doshit, Palmer tha se Kim ka qenë mëse e qartë në deklaratat e saj, se kandidatët duhet të jenë të besueshëm
“E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. E rëndësishme është të zhvillohen zgjedhje transparente”, ka thënë diplomati amerikan.