
Në një momemt ku takimet masive janë të ndaluara , rrjetet sociale dhe mediat mbeten një vendtakim i mirë i kandidatëve politikë me qytetarët për përçimin e mesazheve politike dhe platformës elektorale.
Kur kanë mbetur me pak se 20 ditë nga zgjedhjet ajo çka vihet re nga shtabet elektorale, është “elektrizimi” dhe sigurisht angazhimi për të bërë llogaritjet upground dhe underground.
E kur daljet televizive përkojnë në të njejtën fashë orare, atëherë nis ballafaqimi i audiencës e cila është një praktikë e thjeshtë, e njohur dhe mjaft konkrete.
Kështu përkrahesit e kandidatit Bardh Spahia nuk kanë humbur rastin për t’ iu gëzuar dhe publikuar shikuëshmërinë mëse 25- fish më të lartë te kandidatit demokrat sesa drejtuesit politik i PS Ilir Beqaj. Diferenca në shikueshmëri është e thellë ndaj dhe demokratet nuk e kanë humbur rastin për të shpërndarë këtë fakt ne rrjetet sociale.