SONDAZHI – Opozita e Bashkuar thellon avantazhin ndaj PS- së, PD rritet ndërsa LSI ruan përqindjen…

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit, të dhënat e rezultatit të katërt kombëtar të Antonio Notos dhe RTV Ora tregon se opozita vijon të ruajë avantazh përballë Partisë Socialiste.

Ndërkohë sa i takon orientimit të votës në Durrës, PD dhe PS do të merrnin të njëjtin numër votash dhe se fitoren duket se e përcakton LSI. Ndërkohë në Elbasan kemi dominim nga socialistët.


Antonio Noto tregon se sondazhi është zhvilluar ditët e fundit dhe ka përfunduar dje (5 prill).

“Sot kemi përpunuar të dhënat dhe janë mjaft aktuale”, tha Noto ndërkohë kampioni ishte 2 mijë rezidentë në Shqipëri. Noto që në fillimi paralajmëroi surpriza të cilat mbeten për tu parë nëse do vijojnë edhe në sondazhet e ardhshme.

Janë gjithsej 8 tabela. Ndërkohë sondazhi tjetër do të jetë në 20 prill, i fundit para exit-pollit më 25 prill, rezultatet e të cilit do të bëhen të njohura me mbylljen e votimit.”.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel