![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2019/04/arben-ndoka-rana-hedhun.jpg?x28643)
Apeli i Gjykatës së Posaçme GJKKO, ka vendosur që të konfiskohet pasuria e familjarëve të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.
Konkretisht, sipas vendimit të gjykatës parashikohet konfiskimi i pasurisë ndaj Xhevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait e motrës së ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Ndërkaq, një vit më parë, Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme GJKKO, konfiskoi një pasuri prej 55 milionë eurosh të një grupi që akuzohen për shpronësimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit.
Në këtë mënyrë, Apeli i Gjykatës së Posaçme GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke vendosur përfundimisht konfiskimin e këtyre pronave.