Skip to content
6 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Dossier
  • Kryesore

15 PRILL 1979 – Kushtet sizmike të rajonit të Shkodrës dhe menaxhimi i pasojave të tërmeteve…

ShkodraWeb 2 years ago

Sot me datë 15 prill është përvjetori i 43- të i tërmetit të vitit 1979. Shumë tërmete në të kaluarën na japin njohuri për efektet, të cilat janë shumë të rëndësishme, kur bëhet fjalë për planifikimin e zhvillimit urban dhe infrastrukturës së nevojshme si dhe zbutjen e efekteve të fatkeqësive të tilla në të ardhmen.

Në rajonin e Shkodrës që përkon ndryshe me pjesën Veri-Perëndimore të Shqipërisë, vërehet pikë takimi apo planet e ndarjes së disa nga zonave tektonike të Albanideve dhe pjesë të ultësirës ndermalore e mbivendosur, siç mund të konsiderohet zona e ulët e Shkodrës. Një mpleksje e tillë e shumë zonave tektonike ndarë me plane thyerjesh me shtrirje gjatësore nga Veri-Lindja në Jug-Perëndim dhe Veri-Perëndim-Jug-Lindje dhe nga tërthorja Shkodër-Pejë ose ndryshe thyerja e Drinit tregon shumë pse rajoni i Shkodrës ka qenë dhe mbetet me aktivitet tektonik, neotektonik dhe sizmik të konsiderueshëm.


Në të gjitha zonat sipas periudhave kanë ndodhur ngjarje të ndryshme të intensitetit të rrudhosjes, të uljes ose të ngritjes, apo të fundosjes, lidhur këto dhe me përbërjen gjeologjike me qëndrueshmëri të ndryshme.

Kushtet e mësipërme kanë pasur dinamike interesante sidomos në zonën e thyerjeve depresionale të Shkodrës që përkon me Ultësirën e NënShkodrës, ku sizmiciteti është shfaqur më dëmtues. Këtë e dëshmojnë ndryshimet e herë pas hershme të shtretërve të lumenjve Buna e Drini në rrjedhjen e poshtme të tyre, fundosja e grabenit të Shkodrës dhe evolucioni i liqenit.

Disa nga tërmetet në rajonin e Shkodrës:

●6 Prill 1667 të dhëna indirekte nga studiues sllave nga tërmeti i Dubrovnikut i cili u shkatërrua plotesisht dhe pati 5000 te vdekur, por sipas tyre në qytetin e Shkodrës intensiteti i këtij tërmeti ishte 7 ballë.
●Shkurt-Tetor 1855 – 12 tërmete të forta deri 8 ballë dhe dëme të shumta sidomos në Bushat-Kosmac-Vau i Dejës.
●1 Qershor 1905 rreth orës 6’’ te mengjesit 9 ballë, me i fuqishmi i regjistruar deri tani e me pasoja mjaft të rënda. Tërmeti i 1905 në Shkodër është njohur me emrin “zerzele”.

●27 Gusht 1948, madhësia 5.5 intensiteti 8 ballë, më tepër u godit zona e Oblikës dhe përtej kufirit shtetëror.
●15 Prill 1979 ora 07.19 me madhësi 7.2 dhe intensitet 8 ballë, me epiqendër në det në Veri-Perëndim të Shkodrës midis Ulqinit dhe Kotorrit.

Termete të fuqishëm që kanë goditur territorin e rajonit tonë, ata që përmendëm më sipër, përveç dëmeve të mëdha që kanë shkaktuar në objekte dhe viktima në njerëz, kanë shkaktuar edhe dukuri në truall si rrëshqitje brigjesh, rrëzim të shkëmbinjve nga shpatet e maleve, çarje në truall në zonat me truall të butë. /Publikuar në Facebook nga Ervis KRYMBI, pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, konfiskon 55 milionë euro pasuri të familjarëve të ish-deputetit socialist…
Lajmi pasues: VIDEO – Fermerët e Shkodrës paralajmërojnë bllokim të tregut të shumicës, kostoja e lartë e prodhimit e papërballueshme

TË FUNDIT

VIDEO – “Një mënyre e re dhe më efikase për ngrohje”, Benet Beci: Nis vendosja e paneleve diellore në kopshtet publike
  • Aktualitet

VIDEO – “Një mënyre e re dhe më efikase për ngrohje”, Benet Beci: Nis vendosja e paneleve diellore në kopshtet publike

6 mins ago
Grabitet shkolla në Gruemirë të Malësisë së Madhe, hajdutët marrin kompjutera dhe materiale të tjera…
  • Aktualitet

Grabitet shkolla në Gruemirë të Malësisë së Madhe, hajdutët marrin kompjutera dhe materiale të tjera…

22 mins ago
VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis
  • Aktualitet

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis

2 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Një mënyre e re dhe më efikase për ngrohje”, Benet Beci: Nis vendosja e paneleve diellore në kopshtet publike 6 December, 2023
  • Grabitet shkolla në Gruemirë të Malësisë së Madhe, hajdutët marrin kompjutera dhe materiale të tjera… 6 December, 2023
  • VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis 6 December, 2023
  • Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë 6 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023… 6 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 6 dhjetor 2023… 6 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023… 6 December, 2023
  • “Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë… 5 December, 2023
  • Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua… 5 December, 2023
  • VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional… 5 December, 2023
  • FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa… 5 December, 2023
  • E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”… 5 December, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – “Një mënyre e re dhe më efikase për ngrohje”, Benet Beci: Nis vendosja e paneleve diellore në kopshtet publike
  • Aktualitet

VIDEO – “Një mënyre e re dhe më efikase për ngrohje”, Benet Beci: Nis vendosja e paneleve diellore në kopshtet publike

6 mins ago
Grabitet shkolla në Gruemirë të Malësisë së Madhe, hajdutët marrin kompjutera dhe materiale të tjera…
  • Aktualitet

Grabitet shkolla në Gruemirë të Malësisë së Madhe, hajdutët marrin kompjutera dhe materiale të tjera…

22 mins ago
VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis
  • Aktualitet

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis

2 hours ago
Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë
  • Aktualitet

Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.