Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ Pergjigja ndaj Elez Biberajt, misioni i pamundur i Edi Ramës…

ShkodraWeb 4 years ago

Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se kushdo, Edi Rama ndërmori të hënën një mision të pamundur.

Në formën e një letër përgjigjeje ai u përpoq të bindte publikun se drejtori legjendar i Zërit të Amerikës është një gazetar që nuk di të ndajë faktet nga opinionet, se ai flet me mendësinë e Saliut, se media që ai drejton i degradon standartet kur raporton për qeverinë e Rilindjes dhe në fund, se Biberaj i shkaktonte dhe të qeshura.

Deri këtu, nuk do kishte asnjë çudi në krahasim me të folurin që dëgjojnë përherë shqiptarët, sikur Rama të mos të tentonte t’i hynte një sfide edhe më të vështirë: Debatit nëse është e provueshme apo jo hajdutëria e tij.

Me një vetësiguri për t’u admiruar ai citon frazën e Elez Biberajt: “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”, duke vijuar me pyetjen: “a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë”?!

Dhe duke nënvizuar hendekun e vjetër po aq sa profesioni i gazetarit, atë mes fakteve dhe opinioneve, Rama përpiqet t’i hedhë hi syve publikut se Biberaj nuk jep dot prova, se ai e ka përdorur në mënyrë të gabuar termin “i korruptuar” dhe se për këtë arsye, ai, ose ka shkelur në dërrasë të kalbur si profesionist, ose është përdorur si militant i kamufluar.

Pra, mesazhi që shefi i qeverisë do të përçojë është i qartë: Deri sa nuk ka një fakt se unë kam vjedhur, deri sa nuk ka një foto timen me para në dorë, asnjë filmim duke bërë korrupsion, asnjë dokument të parave të mia në parajsa fiskale, ai mund të më kritikojë sa të dojë politikisht, por nuk mund të shpifë për mua.

Me shpresën se kjo lojë me konceptet gazetareske do ta bindë publikun Edi Rama ka pranuar të quhet, arrogant apo autoritar, por kurrësesi hajdut.

Por edhe po të përpiqesh të ndjekësh logjikën e tij, kryeministri nuk del aspak i fituar. Sepse ndryshe nga sa pretendon ai, gazetari nuk e ka lëshuar epitetin “i korruptuar” pa e mbështetur askund. Nëse lexohet i plotë shkrimi i Biberajt, e argumenton plotësisht atë.

Sepse duke përmendur tenderat pa garë për kontratat qindra milionëshe që marrin klientët e qeverisë, marrëdhëniet okulte me biznesmenët që deformojnë procesin vendimarrës, shkeljen e rregullave bazë të lojës duke prishur konkurrencën në treg, Biberaj arrin në përfundimin se Rama është kreu i një regjimi kleptokratik.

A quhet “i korruptuar” njeriu që e gjen veten në majën e kësaj piramide?

Kjo është pyetja bazë që duhej ngritur pas shkrimit të drejtorit të VOA-së. Nëse do të ishte i pastër, me ndërgjegjje të qetë dhe i bindur në virgjërinë e tij morale, Rama nuk do të mbrohej pas alibisë se për të ende nuk ekzistojnë, prova, foto apo dokumenta me para në dorë. Po të ishte burrë, ai do përgënjeshtronte njëra pas tjetrës akuzat për tendera pa konkurencë, ato për dhjetë biznesmenë që ndikojnë qeverinë dhe fitojnë prej saj, ato për paranë publike që prokurohet sipas interesave të tyre, ato për shkeljen e rregullave të lojës, që të gjitha të thëna me dhjetra herë edhe prej institucioneve ndërkombëtare. Edi Rama e ka të pamundur t’i mohojë këto të vërteta që e vizatojnë atë si një lider të korruptuar. Prandaj ai përpiqet të dredhojë dhe ta fusë publikun në debatin profesional, të hendekut që ndan faktet nga opinionet.

Por, këtu, është ai që të bën për të qeshur. Sepse çdokush që e njeh “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, po të lexonte portretin e mësipërm, do t’i kishte vënë liderit tonë epitetin që s’ia kurseu Elez Biberaj. Ai e meriton atë. Madje më shumë se “opinionet” autoritar dhe arrogant./Nga Andi BUSHATI, Lapsi.al/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ Palmer “prova e forcës” për Lulzim Bashën dhe vegimi i 2017- ës…
LAJM PAS: ANALIZA/ “Policia e gjeneral Lleshit po degradon në një vegël të rëndomtë politike…”

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

2 weeks ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

3 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

4 weeks ago

TË FUNDIT

  • OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

5 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…

5 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.