Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA/ Palmer “prova e forcës” për Lulzim Bashën dhe vegimi i 2017- ës…

ShkodraWeb 8 April, 2019
rama palmer basha

Mathew Palmer, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit ka nisur një vizitë në Tiranë. Diplomati amarikan, sipas gjasave duhet të vijë me një agjendë. Sigurisht, për vënien në rrugën e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri.

Takimet filluan me Edi Ramën dhe natyrisht, edhe me Lulzim Bashën. Siç është në praktikën e përbotshme të diplomacisë amerikane, agjendat nisin nga “kulaçi” dhe përfundojnë tek “kërbaçi”. Emri i Hoyt Brian Yee i kujton Bashës marrëveshjen e 17- 18 majit 2017, rezultatet e të cilës ishin një katastrofë për PD-në në zgjedhjet që pasuan. Lider demokrat e ka pranuar se marrëveshja i është imponuar nga jashtë vendit dhe natyrisht, meritat janë të diplomatit amarkan të DASH Hoyt Brian Yee.

Nuk është e vështirë të hamendësohet se çfarë po i thotë diplomati amerikan Ramës sot. Patjetër që do ti kujtojë dosjet e shit-blerjes së votës, pse jo, bazuar në referimet e “Zërit të Amerikës”. Po ashtu, edhe temat që lidhin Ramën me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pa më të voglin dyshim, do të flasë edhe për investimet e tkurrura amerikane në vend, shqetësim jo i vogël. Natyrisht do ta përgëzojë sidomos për reformën në drejtësi, por do ti permend edhe rastet e evidentuara të standartit të dyfishtë të përdorura në raste të veçanta. E gjithë kjo panoramë për ti treguar Ramës se nuk është më përballë amerikanëve në pozitat e 2017-ës.

Ndërsa Bashës, sigurisht do ti përsërisë se djegia e mandateve nuk është e mirëpritur në SHBA. Do ti sugjerojë që ti ndjekë çeshtjet e shit-blerjes së votës në rrugë gjyqësore dhe sipas gjasave, mund ti hedhë ndonjë “batutë” për lobimin rus të aluduar jo vetëm mediatikisht tashmë. Por ndryshe nga 2017-a, Palmer nuk do ta ketë të lehtë ti vendosë në tryezë Bashës një draft- marrëveshje me Ramën dhe ti thotë “po nuk e firmose, nuk e ke të gjatë në politikë”. Sepse përballë SHBA-së, Basha nuk është në borxh ashtu siç mund të konsiderohet Rama sot. Para dy viteve, thuajse në të njëjtën periudhë, Basha mori përsipër të firmosë, i bindur se zgjedhjet e 25 qershorit 2017, nuk do ta shpallnin fituese PD-në.

Ndryshe nga 2017-a, SHBA nuk mund të jetë aq e prerë me Bashën e PD-në. Mbase është rradha që Rama të bëjë një tërheqje reale. Dhe nuk është “punë ministrash e drejtorësh” për t’ia dhënë Bashës për ta bindur të futet të zgjedhje, qoftë në qershor apo në vjeshtë.

Palmer mund të propozojë një pikë zero të fillimit të “lojës politike”. Një qeveri socialiste, ndoshta edhe e përbashkët me mandat të përcaktuar qartë. Jetëgjatësi jo më shumë se 1 vjeçare por në këmbim Basha duhet të bëjë një “sakrificë”: Të futet në zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse i bindur se në kushtet aktuale, do të humbasë thellë edhe nëse Rama e dorëzon “timonin” sot. E pas tyre, një qeveri pa Ramën në krye dhe me Bashën jashtë Kuvendit, të ideojnë dhe realizojnë disa reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore apo të vazhdojnë reformën në drejtësi bashkarisht.

Por ndryshe nga Rama “i plotfuqishëm” në PS, Basha nuk e ka të lehtë. Futja në zgjedhje dhe humbja e pritshme në zgjedhjet e 30 qershorit, nuk dihet a do të kapërdihej lehtë nga PD. Politika ka disa rregulla të pashkruara. Kërkon shumë për të marrë atë që ke në mendje ose fal “torrën” për të marrë “mbretin”. Këtë pjesë të lojës, nuk e ka në dorë Palmer. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ Mediat italiane i nxjerrin “të palarat” Dukës: Shkoi në Itali jo për të takuar Zeccheroni-n por pët të vazhduar atë që nisi në Shkodër…
Artikull pasardhës: Këshilli i Ambasadorëve tjetër “shuplakë” ministrit në detyrë Cakaj: Një ekselent është thjesht një student…

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.