Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA NGA ANDI BUSHATI: Pesë rreziqet e mandatit të tretë…

ShkodraWeb 26 May, 2021
andi bushati foto

Zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan edhe njëherë, jo vetëm pamundësinë e përmbysjes së sistemit, por edhe atë të rotacionit të kukullave që janë në krye të tij. Ato flakën tej iluzionin e ndryshimit me votë të një regjimi autokratik dhe sanksionuan fillimin e letargjisë së gjatë nën sundimin e një njeriu.

Po ti shohim një e nga një, të gjithë faktorët e kontrollit dhe drejtpeshimit të pushtetit kanë tendencë që të jenë në regres.

Kështu DREJTESIA dhe propaganda rreth reformimit të së cilës që i ka shpenzuar të gjitha bateritë, nuk do të ketë shanc të ngrejë kokë. Në një piramidë autokratike do të ishte idiotësi të imagjinoje një prokurori dhe gjyqësor të pavarur.

Ata, të gjithë sëbashku, tani do të jenë të detyruar të zhveshin edhe maskën e paanësisë.

Provat e fillestare tashmë i kemi para syve. Menjëherë pas zgjedhjeve, me konfirmimin e zgjatjes së pushtetit të Ramës, kosa e ndëshkimeve po bie, ose mbi kundërshtarët politikë, ose mbi personazhet e anatameuar prej tij. Askush nuk është aq naiv që të mos i shohë të lidhura me fatin e 25 prillit sekuestrimet e pronave të gjyqtarëve të lartë, apo rihapjen e çështjes së Fatmir Mediut për Gërdecin.

Natyrisht, që të bëra në kohën e duhur, ato do të ishin të mirëseardhura, por përkimi i tyre me momentin e triumfit të rilindjes është një ogur i keq. Ai tregon se drejtësia është futur në rrugën pakthim të nënshtrimit përfundimtar ndaj politikës. Pra pikërisht në të kundërtën e asaj për të cilën u pretendua se do të reformohej.

Edhe MEDIAT nuk janë në gjendje më të mirë. E kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndonjë tentativë të minutave të fundit për të kapur organe si AMA me sharlatanët e parlamentit të vjetër, ndërkohë që shqiptarët kanë kthyer në kuvend opozitën reale. Thelbi i nënshtrimit konsiston në heshtjen e turpshme të mediave të mëdha ndaj akuzave që rëndojnë mbi pushtetin.

Nuk është një tezë e re, por mjafton të përmendësh faktin se asnjë nga programet televizive të mbrëmjes nuk ka këllqe të bëjë temë të tij kryesore debatin (shikoni pra theshtë debatin jo investigimin e fakteve) nëse u ble vota, por vazhdojnë të merren vetëm me fatin e Bashës apo të Metës, duke dëshmuar se makineria e propagandës është vënë në funksion të shplarjes masive të trurit.

TV kryesore, pa përjashtim, janë bërë autoporlantë të mesazheve qeveritare, zërat kritikë seriozë janë gjithnjë e më të pakët dhe kudo ekziston një konsensus për të pranuar rendin aktual të gjërave. Në këto kushte, askush nuk do të guxojë më të transmetojë, kronika si ato për dasmën e Veliajt, që bëri televizioni tashmë i mbyllur Agon Channell, apo emisione si ato për skandalin e unazës së re, që sollën pezullimin e gjatë të “Të paekspozuarve”.

Një goditje të rëndë kanë marrë edhe LEVIZJET QYTETARE. 25 prilli u ka prerë krahët të gjithë atyre që mendonin se kishte vlerë të denoncoje korrupsionin dhe të militoje për ruajtjen e trashëgimisë, si në rastin e Teatrit Kombëtar. Studentët e universiteteve që dolën në rrugë, kuksianët që shkallmuan traun e autostradës së veriut, banorët e Astirit që regjistruan një nga rezistencat më të gjata në vend, adoleshentët që dogjën dhe shkatërruan në emër të moshatarit të tyre Klodian Rasha, kanë kuptuar më në fund se angazhimi i tyre vlen shumë më pak se një thes me para që mund të harxhojnë në pak kohë Toma edhe Qifja.

Nuk do të jetë çudi që ky lloj zhvlerësimi i militantizmit qytetar të pa politizuar, do të ketë pasoja afatgjata dhe do ndikojë në pllakosjen e apatisë dhe nënshtrimit, të cilat janë të rrënjosura prej kohësh në instiktet shqiptare të mbijetesës.

Eshtë paradoksale të mendosh se edhe DIPLOMATET e vendeve kryesore të perëndimit e kanë zbehur fuqinë e tyre të arbitrit drejtëpeshues, që kanë ushtruar deri në mesin e viteve 2000. Po të shohësh deklaratat dhe qëndrimet e tyre të fundit, shqetësimi që lexohet qartë ka të bëjë me ruajtjen e stabilokracisë dhe me presionet ndaj opozitës, për pranimin e një loje nga e cila ajo ka dalë e vjedhur. Shprehjet se PD duhet të futet në parlament, të shoqëruara me mesazhet shantazhuese ndaj Berishës dhe Metës e tregojnë qartë këtë. Dhe kjo nuk është një praktikë e re. Ata nuk janë këtu për ti rënë murit me kokë. Nuk i takon atyre të përmbysin regjimet tona. Madje praktika tregon të kundërtën. Emisarët perendimorë ishin shumë më tepër kritikë me Erdoganin, kur ai shfaqi shenjat e para të vrasjes së demokracisë, sesa janë sot. Kur nuk e shpëtojnë dot shtetin e së drejtës, ata përpiqen thjeshtë të mbajnë në këmbë fasadën e tij. Këtë po bëjnë edhe në Shqipëri në mënyrën më komike të mundshme.

Bashkë me elementët e mësipërm ka vdekur njëkohësisht edhe shpresa e korigjimit nga BRENDA PS. Natyrisht, këtu fjala nuk është për një puç pallati në radhët e rilindjes që do të kriste karrigen e Ramës. Por edhe iluzioni i disa zërave që do të përpiqeshin të thërrisnin në kufijtë e arsyes arratisjet autoritare të liderit tashmë është i kotë. Përjashtimi i Ditmir Bushatit që guxoi të ngrinte zërin kundër ndarjes së Kosovës, apo poshtërimi i Pandeli Majkos, që një herë të vetme doli nga reshti për të mos votuar shembjen e teatrit, nuk lë më vend për dyshime. I vetmi që i rrezistoi rrufeve ndëshkuese të liderit, ishte Fatmir Xhafaj. Por me sa duket ai është përjashtimi që përforcon rregullin.

PS tani është kopeja e individëve të nënshtruar, që jo vetëm nuk ngjall asnjë shpresë, qoftë edhe për korigjime të vogla, por që sa më shumë kohë të kalojë, do të gëlojë nga klonë të erionvelizuar.

Pra 25 prilli nuk është vetëm data e mandatit të tretë. As vetëm një episod i manipulimit të zgjedhjeve dhe vjedhes së votës, nga ato që kemi parë rëndom. Ai është shumë më tepër se kaq. Ai shënon një pikë kthese. Atë kur shoqëria ka humbur pothuajse të gjitha levat e kotrollit, valvulat e shkarkimit dhe aftësinë korigjuese ndaj një regjimi që po e çon drejt humnerës. Nëse kur erdhën në pushtet, Rama dhe PS premtuan ri-lindjen e vendit dhe demokracisë, tani është momenti kur po i zhysin ato, andej nga patën dalë./Nga Andi BUSHATI, Lapsi.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA ISMET DRISHTI – Kush pritet të shpallet “non grata” këto ditë…?
Artikull pasardhës: FOTOLAJM – Teuta e Edi Martinit u shpall kampione, vjen urimi i klubit kuqeblu të Vllaznisë për suksesin

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.