Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA/ Ne e dogjëm vetë katedralen tonë…

ShkodraWeb 16 April, 2019
shkullaku katedrale

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq thellë në brendësinë e qënieve njerëzore. Të shtangur, me një vështrim të mpirë prej trishtimit, me dhimbjen për atë masë gurësh mbi 800 vjeçarë, njerëzimi përjetoi rrënimin e një pjese të historisë së tij. Dukej se në flakë nuk po kallej një ndërtesë, por një qënie e gjallë që kish marrë jetë në shekuj në shpirtin e çdo francezi. Ndoshta e njëjta dhembje, mbase edhe më e madhe, nëse do të bëhej fjalë për një tragjedi me jetë njerëzore.

Ekzistenca e një ndërtese mund të marrë trajtën e një ekzistence njerëzore përsa kohë ajo është e lidhur me kujtimet e atyre që jetojnë me të. Ajo kthehet në pjesë të jetës së tyre jo thjesht si objekt, por si një dëshmitare e dashurive, vuajtjeve, gëzimeve, ngjarjeve të vogla apo ndodhive të përditshme. Bëhet pjesë e rrëfimeve dhe e memories njerëzore, mbartëse e kujtimeve qindravjeçare që brezat ua transmetojnë njëri- tjetrit. Ekzistenca e saj është diçka që njerëzit e zakonshëm e përcjellin edhe si dëshmi të ekzistencës së tyre. Duke e patur të pranishme në rrëfimet e tyre, ata komunikojnë me të, krijojnë një raport të veçantë emocional, preken kur rikthehen pas një mungese të gjatë, u mungon kur largohen nga vendi i tyre, mjafton një foto që t’i përlotë, duke përzierë në shpirtra kujtime të largëta që ai objekt i mbart ndër gurët e tij.

Janë pikërisht këto ndërtesa, qofshin madhështore si Notre Dame apo të thjeshta si kinemaja e vjetër e një lagjeje, që lidhin rrënjët dhe shpirtrat e atyre që jetojnë bashkë me to. Ato përbëjnë “memorien e pafajshme”  që i bën njerëzit më të ndjeshëm, më të butë, më të dashur me njëri- tjetrin, që krijon historinë e vogël të përbashkët dhe kujdesin për ta përcjellë atë të padëmtuar tek ata që vijnë më pas. Kjo memorie mban gjallë emocionet, nostalgjinë, historinë dhe vetë rrëfimin e lashtë që i jep kuptimin jetës njerëzore. Godinat, pemët, rrugicat, madje dhe qentë apo macet e lagjes, që e përbëjnë këtë memorie, frymojnë bashkë me banorët e tyre. Ndaj humbja e tyre dhemb po ashtu si një humbje njerëzore.

Shoqëritë njerëzore që nuk e kanë këtë dimension të ekzistencës së tyre, janë më të vrazhda, me mungesë thuajse të plotë të solidaritetit human. Ato motivohen nga materializmi, eksitimi për të fituar, individualizmi dhe papërgjeshmëria ndaj të përbashkëtës. Për këto shoqëri gjithçka fillon e mbaron brenda mureve të shtëpisë së tyre. Memoria e tyre regjistron vetëm vlerën e pasurisë që mund të mbledhin, si të vetmen vlerë që do të lenë pas. Rrëfimi i përbashkët që do t’i bënte qënie më sociale, më të ndjeshme e më të përgjegjshme, e ka humbur fillin dhe konflikti, si dominim i më të fortit, kthehet në ligjësi.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë se si ndër dhjetra vjet ranë të gjitha godinat, lagjet dhe hapësirat ku gjallonin kujtimet tona. Bashkë me to u fshi edhe ajo memorie e pafajësisë që kishte rritur disa breza. U zhduk Tirana historike, shtëpitë e vjetra, pastaj me radhë kinematë, fushat e sportit, dyqanet e vogla, parqet e lodrave. U shkatërrua lulishtja emblematike e sheshit Skëndebej, u shemb stadiumi, do prishet Teatri Kombëtar, Durrësi antik, e kështu me radhë. Më të fortët do ngrenë kulla, ndërtesa moderne, kryevepra të arkitekturës, të cilat do të prodhojnë memorien tonë të re, atë të asgjesimit të përkatësisë së përbashkët dhe lartësimit të etjes për të fituar, duke shkelur mbi gjithçka e mbi gjthëkënd.

Prej shumë vitesh po ecim në këtë rrugë dhe habitemi pse jemi gjithnjë një shoqëri në konflikt permanent. Prekemi papritur vetëm nga një foto bardhezi që dikush e hedh në facebook e na provokon nostalgjinë për qytetet tona që nuk i përfshiu flaka por i fshiu kazma që i vumë vetë ne. Ku jetojnë kujtimet e gjyshërve, prindërve tanë? Po kujtimet tona cilat janë? Nuk ka mbetur më asgjë. Edhe fotot ngacmojnë emocionet e atyre që i mbajnë mend dhe i kanë përjetuar lagjet e qyteteve tona të dikurshme, e që do vazhdojnë të jetojnë edhe pak kohë pas tyre. Po fëmijëve tanë, çfarë memorie u kemi lënë nga jetët e mëparshme? A ndjejnë ata diçka kur shemben edhe shenjat e fundit të kujtesës sonë për t’ua lënë vendin strukturave të xhamit e betonit?

Në sytë e tyre nuk do të gjendet kurrë ai trishtim sublim që rridhte tek miliona francezë ndërsa shihnin katedralen e Notre Dame të përpëlitej mes flakëve. “Sot po digjet një pjesë e jona, tha presidenti francez. Ajo është historia jonë, letërsia jonë, imagjinarja e jonë. Ajo është epiqendra e jetës tonë”. Po epiqendra e jetës sonë, cila është? Atë ne e kemi djegur prej kohësh. Prandaj është e kotë, ne nuk do të përjetojmë kurrë të tilla ndjesi si ato që përjetuan mbrëmë miliona qënie njerëzore, ndërsa shihnin të digjej një pjesë e shpirtit, e jetës dhe e kujtimeve të tyre. /Nga Armand SHKULLAKU/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Vizat për shqiptarët”, qeveria holandeze me deklaratë për mediat: Tani për tani, po shqyrtojmë hapat për të…
Artikull pasardhës: Presidenti Meta jep alarmin: Kemi bërë hapa prapa në demokracinë parlamentare, po instalohet liderizmi arbitrar…

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.