Në Kosove, nëse flasim me gjuhë popullore, qasja e Edi Ramës, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakës, ishte kjo: Mish për top! Edi Rama nuk ka nevojë me i kërku falje Kosovës për pamundësinë e emërimit të Gentit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Me sa kam une njohuri, Genti nuk po emërohej aty si Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, por si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Rama e Batoni, as nuk i kanë borxh Kosovës e as Kosova nuk iu ka borxh atyre.
Fatkeqësia, e për këte më vjen shumë keq, është që Genti u përdorë nga Rama, ndoshta edhe nga Batoni, për qërim hesapesh të brëndshme.
Kanë mendu, që duke e propozu një djalë nga Kosova për kreun e diplomacisë, do të perfitojnë nga simpatia patriotike. Mirëpo me kërku mëshire në raste të këtilla është naivitet.
Gentin nuk e ka propozu populli i Kosovës, në një referendum, për Ministër të Punëve të Jashtme. Gentin, po besoj, e ka propozu Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kërku falje veç Batonit. /Nga Berat BUZHALA/