Skip to content
8 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ambasadori Lu ben presion apo edhe ai si shqiptaret denoncim pa emra!

ShkodraWeb 2 October, 2017
lumafia
Nga Blerti Delija
“Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave.”. Kjo eshte deklarata “bombe” e ambasadorit te SHBA ne Tirane Donald Lu. Ne fakt, edhe Lu si Rigerta, thjesht na perseriti dicka qe ne shqiptaret qe jetojme brenda kufijve shteterore, e dime me vetem nje ndryshim: numrin dhe emrat.
Fjalet e ambasadorit Lu, ndryshe nga te gjithe diplomateve te tjere ne vend, kane nje peshe specifike me te madhe jo vetem per politiken, por edhe opinionin publik. Mirepo, si duhet lexuar ky deklarim i Lu-se?
Nuk ka as me te voglin dyshim qe Lu ka informacion, madje shume. Mbase me shume se edhe angjencite ligjzbatuese ne vend. Here pas here, publikisht, ai eshte shprehur per lufte ndaj krimit, edhe pse ne disa raste duke e tepruar ne dem te sovranitetit te institucioneve tona. Qe krimi eshte zgjeruar dhe modernizuar per keq ne kete vend, e dime te gjithe. Por sot Lu na krijoi pershtypjen e nje strukturimi te qarte te krimit, deri ne kristalizim ne tij perballe nje shteti qe ne rastin me te mire, mund te cilesohet i fjetur. Kemi 4 klane te fuqishme, nen kontrollin e te cilave jane 20 familje kriminale. Lu ka informacion. Praktikisht me kete deklarate diplomati ka thene: Urime, edhe ne Shqiperia eshte instaluar sistemi i organizimit mafioz, nen shembullin e Italise. Po pse mbetet deri ketu deklarata e tij? Ai ka treguar se nuk e ka problem edhe te cenoje (me fjale) deri edhe sovranitetin e institucioneve, permes deklaratave imponuese. Vertete eshte diplomat, por nje deklarate si e sotmja mund te konsiderohet thjesht nje mesazh per dike/disa nga rradhet e udheheqjes politike te vendit, ne mazhorance e ne opozite kuptohet. Paralelisht, per ata qe shqetesohen per kete vend ku po jetojme, eshte edhe nje ngjallje paniku sepse pranohet se krimi ka nje strukture te sakte, te konsoliduar. Ndihma e vertete e Lu per qytetaret me shume se per politikeberesit, do te ishte vazhdimi i deklarates se bere. Ne fakt ai ka cituar disa emra “te fortesh” brenda e jashte burgjeve, por nese ata do te lidheshin me “4 klane e 20 familje kriminale”, ceshtja do te ishte me e lehte, me e thjeshte dhe me pak e frikshme edhe per publikun. Jam i bindur se Lu nuk e ka patur per keta “te forte” dhe “klanet e familjet” e tyre. Sipas gjasave, ka lene dicka pa thene publikisht por institucioneve e drejtuesve te tyre ua ka vene ne dispozicion. Kjo besoj, per nje arsye te thjeshte: Klanet dhe familjet e denoncuara kane lidhje direkt apo indirekte me politiken e politikeberes te rendesishem ne vend. Nuk dua ta besoj se ne keto vite te qendrimit ne Shqiperi, ambasadori Lu ka marre “veset” e politikaneve shqiptare: Akuzojne pa emra kur duhet te thone te vertetat dhe hapin “librat e shtepise” kur duan te sulmojne politikisht!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Zevendesministri socialist zevendeson drejtorin e LSI-se tek Drejtoria e Patentave (emri)
Artikull pasardhës: DOKUMENTI/ Afera korruptive e ciftit Kodheli- Kraja per mosfunksionimin e radareve

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.