Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Krimi po behet i pameshirshem, po vret edhe femijet…kjo eshte Mafia

ShkodraWeb 1 October, 2017
atentativlore

Nga Blerti Delija

Nje femije 8- vjecar sot mund te kishte qene i vdekur, bashke me babane e tij ne nje veture. Zoti apo fati ka vendosur qe ai te jetoje, ndersa babai i tij eshte rende ne spitalin e Vlores. Sot u konsumua ai qe mund te konsiderohet atentati i rradhes ne Shqiperi. Policia mjaftohet te thote se dyshon per hakmarrje dhe po punon per gjetjen e arrestimin e autoreve. Pak ore pas atentatit, diku ne nje fshat te Fierit eshte gjendur nje makine e djegur, brenda saj nje arme kallashnikov, si ajo qe qe u perdor ne atentat.

Detajet me siper, per te treguar se atentati i sotem nuk ka qene rastesor, eshte pergatitur me kujdes. Jane vezhguar shenjestrat e atentatit, eshte bere edhe plani se cfare do te ndodhte me makinen pasi te vritej ai qe duhej vrare ne prite. Natyrisht, atentatoret edhe diten e sotme, dite e diel, kane ndjekur nga pas makinen mbi te cilen do te derdhnin dhjetra plumba. Sigurisht kane pare apo kane patur informacion se ne makine, pervec shenjestres kishte hipur edhe nje person tjeter. E bashke me ta, edhe nje femije 8- vjecar. Nuk ka asnje cudi se e kane ditur qe eshte djali ndoshta i shenjestres. Por c’rendesi ka, e kane ditur se ne makine ka qene edhe nje i mitur, me te vetmin faj: I ka kerkuar babait te tij ta nxjerre shetitje meqe eshte e diel sepse neser do te filloje serish shkolla… Ose i ka kerkuar te coje ne nje kend lojrash, per te shijuar nje akullore apo per te pire nje kapucino me te atin si “burre i madh” ne nje bar- kafe. Pak metra pasi kane nisur te levizin, dhjetra plumba, te shoqeruar me nje zhurme te tmerrshme qe ben nje kallashnikov, i kane prere ne mes endrrat. Para syve ka pare shume gjak qe dilte edhe nga trupi i babait te tij. Edhe 8- vjecari eshte lenduar, fatmiresisht pa pasoja per jeten. Dhjetra kalimtare dhe police kane kaluar para syve te 8- vjecarit, i cili mbase nuk dinte te vazhdonte rrugen drejt kendit te lojrave ku do ta conte i ati, apo te kthehej ne shtepi…apo te shkonte ne spital bashke me babane e lare ne gjak… 8- vjecari shkoi ne spital, duke pare ti shemben mbese perjetesisht, endrrat qe ushqejne realitetin e tij te perditshem….

Ky eshte krim. Madje me shume se krim, eshte krim makaber. Nuk kursen jo e jo te rriturit, te cilet mbase nuk kane asnje lidhje me shenjestren, por tanime nuk kursen as femijet e mitur. Kjo eshte Mafia! Nuk ka asnje justifikim ne emer te hakmarrjes qe godet jeten e nje individi, sidomos te nje femije. Edhe ne Italine e para viteve ’90, mafia kishte disa rregulla, te cilat per hir te se vertetes, me kalimin e viteve dhe ashpersimin e luftes me shtetin dhe ne mes bandave rivale, u prish. Grate dhe femijet nuk jane prekur, nuk jane demtuar fizikisht. Kjo fatkeqesisht do te thote se Mafia ne Shqiperi tashme ka kaluar nje faze, qe ne gjuhen e mafiozeve quhet “burrni”, per te mos cenuar ata qe nuk kane lidhje me hakmarrjen, por vecanarisht grate e femijet edhe nese jane te aferm te shenjestres.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Gjendet e djegur makina e perdorur ne atentat, edhe kallashikovi i perdorur
Artikull pasardhës: Ngjela: Rama keqberes i popullit te vet, SHBA nuk e pranojne me!

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.