Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ALARMI/ Droga shqiptare “permbyt” brigjet e fqinjeve: Nga janari 24 ton vetem ne Itali

ShkodraWeb 21 August, 2017
GdFitalia
Droga e ardhur në Itali nga Shqipëria është bërë sërish lajm ditën djeshme. Në 2 operacione të policisë, një në ujëra ndërkombëtarë pranë Leçes dhe një në Akërni të Vlorës, e sekuestruan mbi 1.3 ton drogë kanabis. Ndërkohë policia financiare italiane ka shpërndarë sot një deklaratë për shtypit me detaje të hollësishme mbi gomonen me drogë e nisur nga Shqipëria dhe e kapur në afërsi të brigjeve të provincës së Leçes. Sipas policisë italiane, marijuana e sekuestruar në det kishte një peshë totale 633, 85 kg e cila nëse do të hidhej në treg trafikantët do të përfitonin 6 milionë euro.
Në këtë deklatatë për shtyp Guardia di Financa italiane informon gjithashtu se prej fillimit të vitit 2017 janë sekuestruar përmes detit rreth 24 tonë marijuanë dhe se Policia Financiare e Puglias ka arrestuar 32 skafistë. Ndërkohë në të njëjtën periudhë të vitit 2016, janë sekuestruar rreth 22 tonë marijuanë.
Brindisi dhe Leçe janë dy qytete italianë që gjendet jo më larg se 100 km në vijë ajërore nga brigjet shqiptare. Ndërsa Guardia di Financa shprehet se rreth 24 ton drogë janë sekuestruar në këtë hapësirë ku Italia kufizohet më Shqipërinë, çka supozon se shumica e drogës së kapur në këto brigje ka ardhur nga Shqipëria. Po ashtu, në raportet e DASH dhe Europol thuhet se vendi ynë mbetet një rrugë trafiku droge për vendet e tjera. Trafiku i drogës në drejtim të vendit fqinj, në Itali, është bërë shqetësues edhe për autoritet italiane edhe për këtë vit. Këto të fundit, në disa deklarata kanë bërë të ditur se shumica e drogës që është kapur në Itali ka prejardhjen nga Shqipëria.
Sasia më e madhe e kapur është ajo prej 8 ton kanabis, e cila u kap në Itali. Kjo sasi e madhe droge u bllokua nga Guardia di Finanza në zonën e Venezias, Itali në një kamion në muajin shkurt. Ndërsa muaji qershor e ndjek me 6 ton drogë të sekuestruar që vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Kujtojmë këtu edhe rastin e arrestimit të doganierëve të portit të Durrësit të cilët lejuan kalimin e afërsisht 10 ton drogë nga vendi ynë për në brigjet Italiane.
Shifra të tillë tregojnë se droga e ardhur nga Shqipëria është duke përmbytur brigjet italiane me tonalata. Një tablo kjo që, perpos raporteve ndërkombëtare për kanabisin apo sasive të kapura, refuzohet të pranohet nga autoritetet dhe qeveria shqiptare. Kjo e fundit, me në krye kryeministrin Rama kanë dhënë zotimin se brenda këtij viti do të mbyllet çështja e kanabisit, por ajo që mbetet faktike janë tonalatat e mëdha të drogës të trafikuara, që jo vetëm nuk po pakësohen, përkundrazi, kanë rritje nga viti i kaluar, sipas policisë italiane.
Në një situatë të tillë ku trafiku i kanabisit ka kapur shifra rekord, qeveria shqiptare jep deklarata naive duke u shprehur se nuk ka më sipërfaqe të mbjella me kanabis në vend, si dhe ky problem do të ketë marrë fund me mbylljen e këtij viti. Atëherë nga vjen kjo rritje e trafikut të kanabisit dhe nga dalin këto tonelata të kapura, kryesisht me Italinë, që e kanë kthyer Shqipërinë në kolumbinë e Europës?
Ndoshta zgjidhja e vetme që ka menduar për këtë çështje qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama, është ajo e të quajturit kanabisin si një kulturë bujqësore dhe duke u mburruar për “boom-in” rritës që ka patur sektori i Bujqësisë./ Lapsi
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Porta e Vllaznise mbetet pezull, portieri Selimaj ngurron te firmose
Artikull pasardhës: SURPRIZA/ Kosovaret “merziten” me Shqiperine, “shperthen” dashuria polake

TË FUNDIT

policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.