Julian Deda, i njohur si një nga kritikët e hapur të Lulzim Bashës, ia ka dalë të marrë mandatin e dytë si antar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Me një postin në Facebook, aktori i njohur i humorit tregon se “asgjë nuk ndryshon”. Mesazhi i tij është i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Pasi falenderon ata që e mbështetën, Deda përcjell mesazhin e tij që e përsërit shpesh:
“Per here te 2-te anetar i keshillit kombetar te PD. E kapa edhe une nje mandat 8 vjeçar…! ? Faleminderit atyre qe me dhane voten, te cilet ne informacionet qe kam jane shume me teper nga ç’e prisja. P.s. Asgje nuk ndryshon. Do vazhdoj te dua Shqiperine me shume se partine. ✌”, shkruan Julian Deda.