Nard Ndoka “godet” sërish me postimet e tij në rrjetet sociale. Këtë herë deputeti i Shkodër ka komentuar protestën e studentëve dhe pozicionimin e kryeministrit Edi Rama. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, e ka cilësuar arrogante dhe të prapambetur sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesave të studentëve. Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka i ka bërë apel Ramës që të plotësojë menjëherë kërkesat e studentëve sa nuk është vonë, pasi më pas do të pendohet.
Ja postimi i Ndokës:
Hall i madh për këtë vend!
#Studentë europian, Kryeministër otoman!
Studentët me mentalitet europian, me përgjegjesi për vetën dhe vendin; KM mentalitet tipik otoman, “përça e sundo”!
Kauza e studentëve është liria; kauza e Ramës është “dialogu”, me nënprodukt; mashtrimin, dredhinë, arrogancën, papergjegjshmërinë dhe cinizmin!
Edi Rama; të ka ngec sharra në gozhdë; ti kanë thyer dhëmbët, si politikan dhe si shakagji; dorëzohu, largohu!
Studentët nuk të lënë të tallesh me to; deshtove me turp, ky fund pritej, por jo të vinte nga studentët.
Këto të kanë skanuar “adn” politike; karakterin, luhatjen, frikën dhe të kanë gjetur ilaçin shërues; jo më me ty, as dialog, as të ardhme!
Ti po i pret për “dialog”, ato po vinë për të larguar çdo ditë dhe më shumë.
Reflekto sot, se nesër do jetë vërtet vonë!