Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas lënies së mandatit të deputetes nga ana e Najada Çomos. Manjani i kujton Najada Çomos, se refuzimi për të marrë mandatin duhet të bëhet në KQZ dhe jo në kryeministri.
Postimi i Ylli Manjanit:
‘Shoqja Najadë, refuzimi për të marrë mandatin duhet të bëhet në KQZ e jo në Kryeministri’
Nga Ylli Manjani
Edhe dorëheqjen ta lexon Ai. Personi që e jep nuk e lexon. Ose s’e ka dhënë, por iqa kanë hequr… Kjo Najada, të paktën sa për sy e faqe ndaj atyre që u lypi votën, ta kishte deklaruar vetë heqjen dorë nga mandati.
Kështu e kërkon standardi në çdo marrëdhënie përfaqësimi. Apo ç’e deshe? Kaluam zgjedhjet, pa vari teneqen standardit moral.
Po të paktën ligjërisht duhet ta mësojë shoqja Najadë se refuzimi për të marrë mandatin duhet të bëhet në KQZ e jo në Kryeministri.
Nuk po hyj pastaj të analizoj ndarjen e pushteteve, ku deputetët janë mbi qeverinë…
Nejse. Muhabet kot, por kot për muhabet.
Të paktën Erion Braçe e deklaroi vetë dorëheqjen.